Shqipëria Postuar më 27 Dhjetor 2025, 10:13

3.6 mln euro për kufirin Shqipëri-Kosovë/ Ratifikim për fondin 2025 të BE-së, mjedisi dhe turizmi në fokus

Nga Fabjona Pasho

3.6 mln euro për kufirin Shqipëri-Kosovë/ Ratifikim për

Këshilli i Ministrave ka çuar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen ndryshuese nr.1 të financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri–Kosovë 2021–2027. Në thelb, ky ndryshim formalizon angazhimin financiar të Bashkimit Evropian për vitin 2025 në shumën 3.6 milionë euro, siç parashikohet në shtojcën e marrëveshjes së financimit të ratifikuar më herët.

Në total, programi ka buxhet të vlerësuar 9,734,116.64 euro dhe kontributi maksimal i BE-së është përcaktuar 8.4 milionë euro.

Projekti parashikon që financimi i çdo nisme të mbështetur të jetë në raportin 85% grant i BE-së dhe 15% bashkëfinancim, që duhet të mbulohet nga vetë përfituesi që do të zbatojë projektin. Për periudhën 2025–2029 vlerësohet se Shqipëria mund të përfitojë rreth 4 milionë euro, ndërsa bashkëfinancimi indikativ llogaritet rreth 600 mijë euro, i shtrirë në vite.

Fokusi i programit është të nxisë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin evropian, duke dhënë ndikim konkret në zonën ndërkufitare përmes përmirësimit të mbrojtjes dhe ruajtjes së burimeve mjedisore dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm kulturor e natyror.

Zona e përfitimit përfshin nga ana shqiptare Qarkun Kukës dhe Qarkun Lezhë  ndërsa nga ana kosovare Rajonin Ekonomik Jugor dhe Rajonin Ekonomik Perëndimor, me bashki si Prizren, Pejë, Gjakovë, etj.

Relacioni nënvizon gjithashtu se programi po vijon sipas planit të punës së miratuar nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit, me aktivitete promovuese e informuese, ndërsa thirrja e parë për projektpropozime është hapur në shtator 2025.

Sa i përket hyrjes në fuqi, ndryshimi i marrëveshjes parashikohet të aktivizohet pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore të të dy përfituesve, dhe Komisioni Evropian do të njoftojë datën përfundimtare ,  e cila sipas dokumentit, nuk duhet të jetë më vonë se

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat