Centralet diellore, aplikime të reja për 135 MW - Interesi për impiante në Fier, Sarandë dhe Libohovë. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse

Interesi i sektorit privat për ndërtimin e centraleve fotovoltaike vijon të mbetet i lartë edhe në fund të vitit 2025, me tre aplikime të reja të depozituara pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e impianteve diellore, të cilat nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse shtetërore.
Sipas njoftimeve zyrtare të publikuara nga MIE, shoqëria “I&N ENERGY” sh.p.k. ka paraqitur aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 25 MW, në Darëzezë të Fierit. Një tjetër aplikim është dorëzuar nga shoqëria “PARK SOL ENERGY” sh.p.k., e cila synon ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 50 MW në Sarandë, ndërsa shoqëria “HD SOLAR” sh.p.k. ka aplikuar për ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet të instaluar 60 MW në Njësinë Administrative Qendër Libohovë.
Në total, tre projektet e reja përfaqësojnë një kapacitet të instaluar prej 135 MW dhe konfirmojnë vijimësinë e interesit për investime në energjinë diellore në vendin tonë, kryesisht përmes projekteve që zhvillohen jashtë skemave mbështetëse të shtetit.
Aktualisht, energjia diellore është ende pak e shfrytëzuar nga impiantet e mëdhenj, por pavarësisht kësaj, pesha e saj në prodhimin total të energjisë është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2024, rreth 6.25% e energjisë totale të vendit u prodhua nga centralet diellore, ku peshën më të madhe e mban Centrali Fotovoltaik i Karavastasë, i cili gjeneroi 53% të energjisë diellore të prodhuar në shkallë kombëtare.
Nga vjen rritja ekonomike? Rreth 940 milionë euro më shumë, por jo nga xhepi i familjeve
Ekonomia e vendit shënoi rritje prej 3.75% në terma realë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por,......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Humbasin pikë edhe Euro e Paundi!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe është......
Pensionet, arka mbushet me 1.7 miliardë euro - 11-mujori/168 milionë euro më shumë. Cilët janë faktorët që kanë ndikuar?
“Arka e pensioneve” është në ditët më të mira sa i takon mbledhjes së kontributeve nga të gjithë të punësuarit në vend, Viti 2025 ka pasur një performancë......
BE ndihmon ricikluesit në vështirësi - Planifikon kontrolle më të rrepta mbi importet e plastikës
Bashkimi Evropian do të prezantojë rregulla më të rrepta për importet e plastikës, ndërsa përpiqet të ndihmojë fabrikat e riciklimit që po përpiqen të......
Miratimi i pilulave për humbje peshe - Pritet rishikimi i produkteve të industrisë ushqimore
Prodhuesit e ushqimeve të paketuara dhe restorantet e ushqimit të shpejtë mund të detyrohen të rishikojnë më shumë nga produktet e tyre vitin e ardhshëm,......
Armë të prodhuara në Gjermani? - Pse Bundeswehr nuk blen armë vetëm në vend
Gjermania shpenzoi 24 miliardë euro për prokurime ushtarake në vitin 2025, duke u përqendruar te furnizuesit evropianë, ndërkohë që mbështetej te sistemet......
Asetet e bankave në Kosovë, 9.22 mld euro - Kreditë dhe depozitat regjistruan rritje në muajin nëntor
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat e bankave tregtare për muajin nëntor 2025, sipas të cilave asetet e këtyre......
Hapet autostrada me tunelin më të gjatë në botë - Rruga që përshkon malet është 324,7 km dhe tuneli 22,13 km
Pas më shumë se pesë vitesh ndërtimi, autostrada Urumqi-Yuli që përshkon malet Tianshan në Rajonin Autonom Xinjiang-Uygur të Kinës veriperëndimore u hap për......





