Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2025, 10:20

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Humbasin pikë edhe Euro e Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Humbasin pikë edhe Euro

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe është shitur me 82.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë krahasuar më ditën që lamë pas.

Paundi britanik sakaq ka pasur luhatje të kuotës në raport me dje duke u blerë sot me 109.2 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor teksa e mbyll këtë javë në paqëndrueshmëri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat