E-Albania arrin mbi 31 milionë transaksione në gusht/ Dokumentet personale dhe familjare, më të kërkuarat
Në gusht 2025, platforma qeveritare e-Albania ka shënuar shifra rekord në përdorimin e shërbimeve elektronike, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në hallkën kryesore të ndërveprimit mes qytetarëve dhe administratës publike. Vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar mbi 1.2 milion aplikime për shërbime elektronike, më shumë se 2 milion përdorime të shërbimeve online dhe mbi 11 milion vizita në portal, ndërsa numri i transaksioneve të realizuara në platformën e ndërveprimit qeveritar arriti në 31.5 milionë. Aktualisht portali numëron afro 449 mijë përdorues unikë, nga të cilët rreth 13.800 u regjistruan rishtazi në gusht, duke e çuar numrin total të përdoruesve aktivë në mbi 3.3 milionë, ndërsa aplikacioni mobile ka tashmë rreth 369 mijë përdorues.
Dokumentet më të kërkuara nga qytetarët mbeten certifikata personale dhe familjare, si dhe vërtetimi për pagesën e kontributeve, ndërkohë që aplikimet më të shumta lidhen me vërtetimin e pagesës pranë Drejtorisë së Tatimeve, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe depozitimin e pasqyrave financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Po ashtu, qytetarët kanë përdorur gjerësisht shërbimet e pagesave online, ku kryeson pagesa e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe ato luksoze, ndjekur nga aplikimet për certifikata elektronike në kuadër të fiskalizimit dhe pajisja me pasaportë apo kartë identiteti për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Me mbi 3.38 milion qytetarë të regjistruar deri tani, e-Albania po konsolidohet si porta kryesore digjitale e shërbimeve publike, duke lehtësuar ndjeshëm aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në administratën shtetërore. Ky ritëm i lartë përdorimi tregon rritjen e besimit të qytetarëve te shërbimet online dhe ul ndjeshëm nevojën për sportele fizike.

“Turizmi, prioritet do të jetë cilësia” - Rama: Ksamili e Dhërmiu, plazhe publike. Jo më muzikë në beach bare
Sektori i turizmit do të jetë me piketa të reja për Shqipërinë Turistike 2030. Kryeministri Edi Rama, tha se prioritet nuk do të jetë sasia, por cilësia e......

Kritikat për draftin e Kodit të ri Penal - Manja: Komentet do reflektohen. Rakipi: Ja bazat e ndërtimit dhe masat
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se të gjitha komentet dhe analizat për Kodin e ri Penal janë mbajtur shënim dhe do të merren parasysh deri në......

Rekord pagesash elektronike në 2025 - BSH: Shqiptarët po përdorin më shumë “kanalet” online për të shlyer fatura
Shlyerja e faturave të energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobave të policisë, pagesave të kartës së kreditit, taksave, dhe blerjet e tjera, po kryhen......

“Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria” – Kroacia bllokon dhe asgjëson mbi 5500 kg produkt!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër......

Lehtësohet tregtia e bizneseve me BE - Sistemi i ri i tranzitit. Ulet koha e pritjes në kufi, më shumë siguri
Bizneset shqiptare do të kenë më shumë lehtësi në tregtinë me vendet e Bashkimin Evropian, duke përfituar ulje në kohën e pritjes dhe të burokracive. Në......

Nga fabrika më shtrenjtë, nga dogana më lirë/ Çmimet në kontrast në tremujorin e dytë. Të prodhimit rriten, importet zbuten
Në tremujorin e dytë 2025, çmime janë dukshëm më të larta në prodhimin vendas sesa në import. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit është 129.7, ndërsa ai i çmimeve......

Bizneset do i vetëmenaxhojnë mbetjet - Do financojnë grumbullimin e riciklimin. Gjoba të “kripura” nëse s’përmbushen
Çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit do të ketë detyrime për t’i......

Zero komision për pagesat elektronike deri 40 mijë lekë - BSH miraton rregulloret e reja të sistemeve të pagesave AIPS dhe AECH
Pagesat elektronike deri në 40,000 lekë do të jenë pa komision për qytetarët. Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar rregulloret e reja për sistemet e pagesave......