Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2025, 11:59

Bizneset do i vetëmenaxhojnë mbetjet - Do financojnë grumbullimin e riciklimin. Gjoba të “kripura” nëse s’përmbushen

Nga Ola Mitre

Bizneset do i vetëmenaxhojnë mbetjet - Do financojnë grumbullimin

Çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit do të ketë detyrime për t’i menaxhuar. 

Kjo sipas skemës së Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit, që është një nga ligjet kryesore në kuadër të reformës së menaxhimit të integruar të mbetjeve. Aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkmin Evropian.

Të gjitha kostot që rrjedhin nga përmbushja e këtyre detyrimeve ligjore do të mbulohen nga prodhuesit, duke ulur barrën e menaxhimit të mbetjeve për shtetin, ndërkohë që në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e subjekteve gjobat e propozuara variojnë nga 100 000, në 1 000 000 lekë. 

Ligji do zbatohet për rryma specifike të mbetjeve, që janë: ambalazhet dhe mbetjet e tyre; bateritë dhe akumulatorët; automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri.

Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.

Detyrimet që rrjedhin nga ky ligj do t’i fillojnë efektet nga data 1 qershor 2026.

 

 

Shqipëria 4 Shtator Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë në raport me një ditë më......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat