Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2025, 12:24

“Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria” – Kroacia bllokon dhe asgjëson mbi 5500 kg produkt!

Nga Edel Strazimiri

“Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.

Sipas informacionit u krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjëuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat