Dyfishim gjobash për gazet serrë - Projektligji “Për ndryshimet klimatike” ashpërson masat administrative për shkelësit
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, ku ndër të tjera parashikohet dyfishimi i gjobave për subjektet që shkelin detyrimet ligjore mbi monitorimin dhe raportimin e gazeve serrë.
Sipas draftit të ri, operatorët e instalimeve, subjektet e rregulluara, si dhe shoqëritë e transportit ajror e detar, që ushtrojnë aktivitet pa autorizim ose pa plan monitorimi të miratuar, do të ndëshkohen me gjoba që variojnë nga 2 mln, në 4 mln lekë. Ky nivel është dy herë më i lartë krahasuar me gjobat aktuale, të cilat luhaten mes 1 dhe 2 mln lekësh.
Gjoba do të rritet përditë me 2% të vlerës, deri në korrigjimin e shkeljes. Po ashtu, masa ndëshkuese do të aplikohet edhe për mosraportim të të dhënave mbi shkarkimet e gazeve serrë ose për mosnjoftim të ndryshimeve që kërkojnë përditësim të lejes mjedisore.
Ndryshimet e propozuara vendosin gjithashtu detyrime të qarta ligjore për kompanitë që prodhojnë, transportojnë ose përdorin lëndë djegëse, si dhe për sektorë të tjerë, sikurse është aviacioni apo transporti detar. Sipas projekligjit të depozituar në Kuvend, këto subjekte do të jenë të detyruara të monitorojnë dhe raportojnë saktësisht shkarkimet e gazeve serrë, ndërsa raportet do të verifikohen nga auditues të akredituar dhe do të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ndryshimet prekin një gamë të gjerë aktivitetesh industriale me shkarkime të larta të gazeve serrë, një pjesë e të cilave edhe aktualisht kanë qenë të detyruara të monitorojnë emetimet e tyre, por tashmë ky proces do kryhet përmes sistemit MRVA (Monitorim, Raportim, Verifikim dhe Akreditim), në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Ndryshimet synojnë të rrisin transparencën dhe saktësinë e të dhënave mbi emetimet, duke garantuar që Shqipëria të përmbushë detyrimet kombëtare e ndërkombëtare për reduktimin e gazeve serrë dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së.

Ngrihen 3 institucione të reja për sigurinë ushqimore - Forcohet kontrolli. Nga pesticidet, tek OMGJ-të dhe mishi
Nga 1 gushti 2027, Shqipëria do të ketë një sistem më të fuqishëm kontrolli ndaj bizneseve që prodhojnë, importojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore në vend,......

Mbi 111 mijë pasagjerë udhëtuan nëpërmjet Portit të Durrësit në korrik 2025/ APD: Kryesojnë të huajt me 70 mijë!
Autoriteti Portual Durrës njoftoi sot se nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë dhe dalë gjithsej 111,049 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik 2025, duke e......

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - U shpërndanë 31 mln lekë nga buxheti i shtetit, ERRU: Vlerë e vogël, në raport me nevojat
Rreth 31 mln lekë është vlera e shpenzuar gjatë vitit 2024 për kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë. Sipas të dhënave nga......

Inteligjenca artificiale në prokurime publike - Sistem elektronik për automatizimin e proceseve. Thjeshton procedurat për bizneset
Përveçse në bujqësi, transport dhe shëndetësi, Shqipëria synon të integrojë inteligjencën artificiale edhe në sektorin e energjisë, prokurimet publike, si......

Forcohen valutat kryesore – Rritje e përgjithshme e monedhave të huaja!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.6 lekë dhe duke u......

Shqipëria kryeson fluturimet komerciale në korrik/ Të parët në kontinent me rreth 152% më shumë se përpara pandemisë
Turizmi në Shqipëri prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer në një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë. Ky fakt pasqyrohet......

CAP përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit/ Rama: Thjeshtim procedurash, ulje shpenzimesh për qytetarët!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar me Kodin......

Buxhet i dyfishuar për strehimin social - Nga kreditë e buta, te pagesa e qirave. Cilat janë mbështetjet për familjet?
Për periudhën kohore 2024-2025, buxheti për programin kombëtar të strehimit social u rrit me mbi dyfish duke e krahasuar me vitin 2021. Në këtë program, një......