Buxhet i dyfishuar për strehimin social - Nga kreditë e buta, te pagesa e qirave. Cilat janë mbështetjet për familjet?
Për periudhën kohore 2024-2025, buxheti për programin kombëtar të strehimit social u rrit me mbi dyfish duke e krahasuar me vitin 2021. Në këtë program, një ndër prioritetet është përmirësimi i kushteve të banimit.
E kësisoj, familjet të cilat kanë përfituar në vitin 2023 janë 650, ndërsa në vitin 2025 ka arritur në 1253. Kategoritë e familjeve që kanë përfituar janë ato familjet pa të ardhura, të moshuar pa përkrahje, persona me aftësi të kufizuara, familje me ndihmë ekonomike, minoriteti rom dhe egjiptian.
Sa i përket programit të kredive të buta, për punonjësit e administratës, të cilët kanë përfituar kredi me 0% interes, në vitet 2023 dhe 2024 janë përkatësisht nga 300 kuota, ndërsa në vitin 2025 ky numër është rritur duke arritur në 530 kuota në total.
Ndërsa për kreditë e buta për bashkitë të cilat janë me 3% interes, në 2022 kanë përfituar 1200 kuota ndërsa në 2024 ka arritur në 2000 kuota në 26 bashki.
Një nga strategjitë e strehimit social mbetet dhe subvencionimi i qirasë, nga ku kanë përfituauar 1500 familje në 2021, në 2024, 2100 familje dhe në vitin aktual u është subvencionuar qiraja 3000 familjeve.
Ndërkohë programet 5-vjeçare të strehimit përkufizojnë strehimin e përballueshëm dhe grupet në nevojë, ndihmojnë në hartimin e programeve vendore si dhe prioritarizojnë dhe buxhetojnë objektivat afatmesmme.

Evropianët zgjedhin vjeshtën - Rritet numri i qytetarëve që preferojnë pushimet jashtë sezonit veror
Valët e nxehtësisë që favorizojnë zjarret dhe mbipopullimi në destinacionet tradicionale po ndryshojnë gjithnjë e më shumë preferencat e evropianëve për......

Kina, “burim” i magnetëve të rrallë - Eksportet arrijnë nivelin më të lartë gjashtëmujor në korrik
Eksportet kineze të magnetëve të tokës së rrallë u rritën ndjeshëm në korrik, duke arritur nivelin më të lartë në gjashtë muaj. Të dhënat pasqyrojnë se......

Taksimi i ndërtesave, cilat janë rezervat për draftin e ri? - Profesionistët e Lirë: Rrit artificialisht çmimet në treg, pengon kërkesë-ofertën
Drafti i hedhur për konsultim publik mbi taksimin e pasurive të paluajtshme ka hasur kundërshti për mënyrën se si është hartuar dhe efektet që do të ketë në......

BE detyron Google të ndryshojë kushtet - Kompania lehtëson qasjen e zhvilluesve në tregje alternative
Alphabet njoftoi se do t’ua bëjë më të lehtë zhvilluesve të aplikacioneve që t’i drejtojnë klientët drejt kanaleve të tjera jashtë Google. Kjo lëvizje vjen......

Trump “ndërhyn” në industrinë e çipeve - Qeveria, gati të blejë rreth 10% të aksioneve të Intel
Administrata Trump është në bisedime për të marrë rreth 10% të aksioneve të kompanisë Intel, çka do ta bënte qeverinë amerikane aksioneren më të madhe të......

Shtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në TikTok - Administrata Trump zgjeron komunikimin përmes platformës kineze
Shtëpia e Bardhë hapi zyrtarisht një llogari në TikTok, duke synuar të shfrytëzojë më shumë se 150 milionë përdorues amerikanë të aplikacionit për të......

Britani, java e shkurtër e punës fiton terren - Studimi: Punonjësit raportojnë ekuilibër më të mirë punë-jetë
Fondacioni i Shëndetit Mendor në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se do të zbatojë përfundimisht një javë pune prej 32 orësh, pas një programi pilot......

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik - Ministria e Bujqësisë: Reformim i plotë i sigurisë ushqimore
Ministria e Bujqësisë synon të ndërmarrë një reformë të plotë ligjore në administrimin e sigurisë ushqimore në vend. Ky institucion sapo ka hedhur në......