Shqipëria Postuar më 20 Gusht 2025, 11:04

Forcohen valutat kryesore – Rritje e përgjithshme e monedhave të huaja!

Nga Edel Strazimiri

Forcohen valutat kryesore – Rritje e përgjithshme e monedhave të

Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pasur një mëngjes pozitiv ditën e sotme pasi nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme në raport me ditën e djeshme teksa është blerë edhe sot me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.5 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo ka pasur një rritje të kuotës këtë të martë krahasuar me ditën e djeshme ku sërish shënoi një rritje të lehtë të vlerës duke u blerë sot me 102.1 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë.

Paundi britanik është forcuar edhe ai këtë mëngjes nga dita e martë pasi është blerë këtë mëngjes pa ndonjë ndryshim të dukshëm të blihet me 111.2 lekë dhe të shitet me 112.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat