5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - U shpërndanë 31 mln lekë nga buxheti i shtetit, ERRU: Vlerë e vogël, në raport me nevojat
Rreth 31 mln lekë është vlera e shpenzuar gjatë vitit 2024 për kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Ujit secila prej familjeve ka përfituar 5 m³ ujë në muaj falas, teksa paratë iu janë kaluar shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve si subvencion nga buxheti i shtetit.
Vlera e përfituar për shtresat në nevojë është zbatuar për 14 shoqëritë rajonale dhe për shoqëritë e ujësjellësve të Tiranës dhe Vorës. Kamza nuk ka përfituar subvencione për këtë kategori.
Ndërkaq, sipas vlerësimeve të bëra nga ERRU, në shumicën e shoqërive UK, subvencioni i përfituar mbulon një përqindje shumë të ulët të nevojës teorike financiare për të mbështetur konsumin bazë të familjeve në nevojë.
“Në disa raste ky mbulim lëviz nga 1% deri në 4%, ndërsa vetëm në pak raste kalon këtë nivel”, - thuhet ndër të tjera në Raportin e Perfomancës të shoqërive të ujësjellës -kanalizime, të publikuar nga ky dikaster.
Mbulimi i 5 m³/ujë në muaj për familjet në nevojë nisi aplikimin pas miratimit të një udhëzimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbi përdorimin e subvencioneve që marrin Shoqëritë e Ujësjellës Kanalzimeve nga shteti për vitin 2024.
Në udhëzim specifikoheshin vetëm 2 prioritete për përdorimin e fondeve buxhetore, që ishin likujdimi i faturave të energjisë elektrike dhe kompensimi i sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë.

Inteligjenca artificiale në prokurime publike - Sistem elektronik për automatizimin e proceseve. Thjeshton procedurat për bizneset
Përveçse në bujqësi, transport dhe shëndetësi, Shqipëria synon të integrojë inteligjencën artificiale edhe në sektorin e energjisë, prokurimet publike, si......

Forcohen valutat kryesore – Rritje e përgjithshme e monedhave të huaja!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.6 lekë dhe duke u......

Shqipëria kryeson fluturimet komerciale në korrik/ Të parët në kontinent me rreth 152% më shumë se përpara pandemisë
Turizmi në Shqipëri prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer në një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë. Ky fakt pasqyrohet......

CAP përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit/ Rama: Thjeshtim procedurash, ulje shpenzimesh për qytetarët!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar me Kodin......

Buxhet i dyfishuar për strehimin social - Nga kreditë e buta, te pagesa e qirave. Cilat janë mbështetjet për familjet?
Për periudhën kohore 2024-2025, buxheti për programin kombëtar të strehimit social u rrit me mbi dyfish duke e krahasuar me vitin 2021. Në këtë program, një......

Evropianët zgjedhin vjeshtën - Rritet numri i qytetarëve që preferojnë pushimet jashtë sezonit veror
Valët e nxehtësisë që favorizojnë zjarret dhe mbipopullimi në destinacionet tradicionale po ndryshojnë gjithnjë e më shumë preferencat e evropianëve për......

Kina, “burim” i magnetëve të rrallë - Eksportet arrijnë nivelin më të lartë gjashtëmujor në korrik
Eksportet kineze të magnetëve të tokës së rrallë u rritën ndjeshëm në korrik, duke arritur nivelin më të lartë në gjashtë muaj. Të dhënat pasqyrojnë se......

Taksimi i ndërtesave, cilat janë rezervat për draftin e ri? - Profesionistët e Lirë: Rrit artificialisht çmimet në treg, pengon kërkesë-ofertën
Drafti i hedhur për konsultim publik mbi taksimin e pasurive të paluajtshme ka hasur kundërshti për mënyrën se si është hartuar dhe efektet që do të ketë në......