Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2026, 13:00

"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj

Nga Diamila Leka

"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80

Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park.

“Me VKM nr. 73, qeveria miratoi në janar 2025 planin e detajuar të zhvillimit dhe marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Albanian Investment Corporation, me qëllim zhvillimin e Duranës. Zhvillimi i Duranës, dhe arsyeja pse filloi virtual dhe jo fizik, lidhet me logjikën e fazave të ndërtimit. Faza e parë ishte faza virtuale, që parashikon një periudhë 36-mujore gjatë së cilës Durana funksionon si park virtual. Kjo fazë filloi më 18 shkurt 2025 me hapjen e thirrjes për përdoruesit dhe funksionalizimin e kanalit elektronik të aplikimit. Modeli i operimit është hibrid: përdoruesit mund të operojnë brenda parkut fizikisht ose në mënyrë virtuale jashtë parkut. Ky është një model institucional i qartë: Albanian Investment Corporation ushtron rolin e zhvilluesit, ndërsa Durana Tech Park sh.a. menaxhon funksionimin e përditshëm, shërbimet ndaj rezidentëve dhe zhvillimin e ekosistemit.”

Sipas Ibrahimaj, janë 80 rezidentë, nga të cilët 57 kanë finalizuar kontratën dhe pjesa tjetër është në proces regjistrimi dhe licencimi. 52% janë me kapital të huaj dhe 48% me kapital shqiptar.

“Dua të sqaroj edhe për teorinë e “parajsës fiskale”: Durana nuk është parajsë fiskale. Subjektet që marrin statusin e përdoruesit regjistrohen sipas legjislacionit shqiptar, deklarojnë pronarët dhe përfituesit dhe monitorohen nga organet tatimore. Lehtësirat fiskale janë stimuj për sektorët prioritare dhe inovacionin shkencor, jo për evazion apo shmangie tatimore.”

Ministrja Ibrahimaj pasqyroi edhe performancën e vitit 2025, ku nga 52 kompani të regjistruara, 27 ende nuk kanë nisur faturimin.Ndërsa, numri real i kompanive që kanë përfituar nga lehtësirat fiskale gjatë vitit 2025 është 5.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat