Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpret Takimin e 31-të të Rrjetit të Koordinatorëve Kombëtarë të Programit Customs të Bashkimit Europian

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Komisionin Europian, organizoi Takimin e 31-të të Rrjetit të Koordinatorëve Kombëtarë të Programit “EU Customs”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të administratave doganore të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate.
Aktiviteti u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave doganore, shkëmbimin e eksperiencave mbi zbatimin e programit “EU Customs”, si dhe diskutimin e prioriteteve të ardhshme në funksion të modernizimit dhe harmonizimit të sistemeve doganore europiane.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, vlerësoi rëndësinë strategjike të Programit “EU Customs” për Administratën Doganore Shqiptare dhe procesin e integrimit europian të vendit. Ai theksoi se përmbushja me përpikmëri e kushteve në fushën doganore mbetet një nga prioritetet kryesore të administratës doganore në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Drejtori i Përgjithshëm bëri të ditur se paketa e ndryshimeve në Kodin Doganor shqiptar është dërguar tashmë në Ministrinë e Financave, me synimin për të arritur përafrimin e plotë të legjislacionit doganor shqiptar me acquis communautaire të Bashkimit Europian. Z. Beja nënvizoi gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Europian përmes Programit “EU Customs” ka luajtur një rol të rëndësishëm në modernizimin e Administratës Doganore Shqiptare, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e proceseve të harmonizimit me standardet europiane, me objektivin për të mbyllur negociatat për Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.
Në kuadër të takimit, pjesëmarrësit diskutuan mbi vlerësimin e ndërmjetëm të Programit “EU Customs”, zhvillimet mbi Kornizën Strategjike të Menaxhimit Doganor (SMCP), si dhe rolin e aktiviteteve bashkëpunuese, vizitave të punës, seminareve dhe grupeve të ekspertëve në forcimin e administratave doganore.
Një pjesë e rëndësishme e axhendës iu kushtua edhe eksperiencës së vendeve kandidate në pjesëmarrjen në Programin “EU Customs”, ku Shqipëria prezantoi progresin e saj në drejtim të integrimit europian, pjesëmarrjes aktive në aktivitetet e programit dhe zhvillimit të sistemeve doganore sipas standardeve të Bashkimit Europian.
“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit
Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës......
Bizneset shqiptare, skemë të re financimi nga BEI - Rama: Nuk kemi plan B veç BE-së. Synojmë të marrim nga ju dije e investime
Bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare do të kenë akses në një linjë të re financimi me kushte lehtësuese, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Bankës......
Milot–Balldre drejt finalizimit - Shpallja e fituesit të koncesionit, punimet do zgjasin 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës
Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që në ditët në vijim të shpallet......
Tatimet referojnë 95 çështje në prokurori - Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, preken 133 subjekte
Sektori i Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Sektorin e Administrimit dhe Analizës, si dhe, me Sektorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë referuar......
Privatësia, si do të trajtohen të dhënat biometrike dhe gjenetike? - Komisioneri Dervishi: Garanci për qytetarët dhe standard për administratën
Mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë publike, si dhe roli i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale ishin në......
“Për hebrenjtë, Shqipëria është shtëpi” - Rama: Samiti i përbashkët me Izraelin, mundësi për të garantuar sigurinë kibernetike
Samiti Shqipëri-Izrael bën bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit......
Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet tejkalojnë lindjet me 368 më shumë. Gjirokastra, më rënien më të madhe
Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje vit pas viti, kryesisht për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë. Të dhënat......
Industria e qumështit përballë standardeve të BE - Raport për 253 subjekte. Qeveria, gati një plan mbështetjeje për sektorin
Subjektet që operojnë në industrinë e qumështit duhet të plotësojnë standardet që kërkon Bashkimi Europian, në mënyrë që të rezistojnë në treg pas......


