Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2026, 13:59

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave prezanton kreun e ri të Degës së Doganës Tiranë

Nga SCAN TV

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave prezanton kreun e ri të

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi sot përpara stafit të administratës doganore të Tiranës, kryetarin e ri të kësaj dege, Erjon Riçku, i cili merr detyrën në vijim të drejtimit trevjeçar të Ermal Shemës në një prej pikave më të rëndësishme të Administratës Doganore në vend.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Shema-n për angazhimin dhe drejtimin e deritanishëm, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tij gjatë kësaj periudhe. Duke prezantuar kreun e ri, Beja theksoi se Erjon Riçku vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e suksesshme në administratën shtetërore, çka përbën një vlerë të shtuar për drejtimin e Degës së Doganës Tiranë.

Ai nënvizoi se përpara strukturës që ai do të drejtojë qëndrojnë sfida të rëndësishme dhe nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të shumë aspekteve të punës. Drejtori i Përgjithshëm theksoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë parimi udhëheqës i çdo veprimtarie, ndërsa objektivat dhe plani i punës duhet të orientohen drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimit.

Në fokus, shtoi ai, duhet të jetë ndërtimi i një shërbimi model ndaj biznesit, ku kujdesi ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, sjellja profesionale dhe etika në komunikim të jenë standard i përditshëm pune.

“Dogana e Tiranës është fytyra e administratës doganore. Mënyra si funksionon dhe si sillet me biznesin dhe qytetarët reflekton drejtpërdrejt imazhin e institucionit tonë”, theksoi Beja, duke kërkuar angazhim maksimal nga i gjithë stafi për përmbushjen e objektivave të vendosura.

 

 

Shqipëria 27 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 81.1 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat