Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2026, 09:42

Dollari amerikan humbet ndjeshëm pikë – Sa këmbehen sot valutat e tjera?

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan humbet ndjeshëm pikë – Sa këmbehen sot

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar gjatë fundjavës një zbritje të ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe është shitur me 82 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Monedha europiane sakaq nuk ka regjistruar as këtë fundjavë ndonjë ndryshim të konsiderueshëm në raport me javën e shkuar duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 96.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë gjatë këtyre dy ditëve duke u blerë mëngjesin e sotëm me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.6 lekë krahasuar me javën që lamë pas.

Paundi britanik është dobësuar gjatë fundjavës duke humbur pikë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 109.9 lekë është shitur me 111 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat