Detyrimi për regjistrim në Regjistrin e Pronarëve Përfitues/ Cilat subjekte përfshihen dhe cilat përjashtohen?

Regjistrimi në Regjistrin e Pronarëve Përfitues është një detyrim ligjor që prek shumicën e subjekteve juridike që operojnë në Shqipëri dhe që janë të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ky regjistër synon të rrisë transparencën mbi pronësinë reale të bizneseve dhe organizatave, duke identifikuar individët që përfitojnë përfundimisht nga aktiviteti i tyre.
Të detyruara për regjistrim janë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, shoqëritë aksionare, shoqëritë kolektive dhe komandite. Po ashtu, përfshihen edhe zyrat e përfaqësimit dhe degët e shoqërive të huaja që zhvillojnë aktivitet në vend. Në listë bëjnë pjesë edhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.
Detyrimi shtrihet edhe mbi organizatat jofitimprurëse, përfshirë fondacionet, shoqatat, qendrat dhe degët e OJF-ve që veprojnë në Republikën e Shqipërisë. Regjistrimi kërkohet gjithashtu për çdo person juridik apo ndërmarrje ku, përveç institucioneve shtetërore, aksionarë janë edhe individë apo subjekte të tjera shqiptare ose të huaja. Por cilat janw pwrjashtimet?
Nga ky detyrim përjashtohen personat fizikë tregtarë, si dhe subjektet ku aksionari i vetëm është një institucion qendror ose vendor. Po ashtu, nuk përfshihen bashkësitë fetare dhe partitë politike.
Autoritetet bëjnë thirrje që subjektet të verifikojnë të dhënat dhe të kryejnë regjistrimin, për të shmangur penalitetet dhe masat administrative.
Cilët punonjës të huaj janë më të qendrueshëm? “Filipinasit, më pak aventurierë. Të tjerët e përdorin Shqipërinë si tranzit”
Teksa gjithmonë e më shumë në vend del në pah nevoja për punonjës të huaj, një pikëpyetje që ngrihet është edhe qëndrueshmëria e tyre. A vijnë në Shqipëri......
Mbi 5 mijë subjekte deklarojnë pronarët përfitues/ 27 % më shumë se një vit më parë, rritet transparenca
Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit dhe respektimit të detyrimeve ligjore nga bizneset në lidhje me deklarimin e pronarëve......
Zonat prioritare malore të zhvillimit/ Nga Kruja në Maliq e Vorë, hapen territore të reja investimi
Qeveria shqiptare ka marrë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe turistik të zonave malore në vend me miratimin e zonave prioritare për......
Të licencuarit e energjisë nuk paguajnë detyrimet/ Enti Rregullator nis procedurat për heqjen e 8 licencave
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për heqjen e licencave ndaj subjekteve që nuk kanë likujduar pagesat rregullatore ndaj këtij institucioni.......
Shqipëria përmirëson “notën” e arsimit në 2025/ Niveli i kënaqësisë rritet lehtë, por vendi mbetet poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor
Kënaqësia e qytetarëve shqiptarë me shërbimet arsimore ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit nga Securi Meter për......
SHBA plan pagese për miliardat që i detyrohet OKB Guterres/ Organizata me 193 vende pranë "kolapsit të afërt financiar"
Bashkuara brenda pak javësh, tha ambasadori i SHBA-së në organizatën botërore, ndërsa theksoi nevojën që OKB të vazhdojë reformat. Mike Waltz i bëri komentet......
Trump kërcënon me tarifa vendet që bëjnë biznes me Iranin/ Irani: Bisedimet mes dy vendeve në Oman një "fillim të mirë"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që mund të vendosë një tarifë prej 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin.......
SHBA masa drastike ndaj ilaçeve për humbje peshe/ Trump publikoi faqe të re interneti për ilaçe të lira me recetë
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha të premten se do të ndërmarrë veprime kundër ofruesit të tele-shëndetësisë Hims & Hers për pilulën e saj......


