Bota Posted on 2026-02-07 12:51:00

SHBA masa drastike ndaj ilaçeve për humbje peshe/ Trump publikoi faqe të re interneti për ilaçe të lira me recetë

From Scan TV

SHBA masa drastike ndaj ilaçeve për humbje peshe/ Trump publikoi

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha të premten se do të ndërmarrë veprime kundër ofruesit të tele-shëndetësisë Hims & Hers për pilulën e saj për humbje peshe prej 49 dollarësh. Paralajmërohet referimi i kompanisë në Departamentin e Drejtësisë për shkelje të mundshme të ligjit federal. Veprimi federal për të kufizuar prodhimin e barnave të përbëra do të ishte një fitore për Novo Nordisk e cila ka humbur pjesë në tregun e ilaceve për humbje të peshës. Megjithatë, FDA nuk e bëri të qartë nëse mund ta ndalonte shpejt shitjen e produktit të Hims në tregun amerikan.

Menjehere aksionet e Hims ranë me 14.1% në bursë.

Këshilltari i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, Mike Stuart, tha gjithashtu të premten se ia ka referuar Hims & Hers Departamentit të Drejtësisë për hetim mbi shkelje të mundshme. Edhe Novo Nordisk më vonë tha se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër kompanisë së tele-shëndetësisë.

Kompania Hims tha në një deklaratë se ajo "gjithmonë ka vepruar me një angazhim të thellë për sigurinë dhe interesat më të mira të konsumatorëve dhe në përputhje me ligjin në fuqi. Ne kemi një histori të gjatë pune të suksesshme me rregullatorët dhe mezi presim të vazhdojmë të bashkëpunojmë për kujdes shëndetësor të përballueshëm."

Prodhimi i barnave të përziera, me disa përbërës në ilaçe të specializuara në doza të ndryshme, ka lulëzuar ndërsa amerikanët synojnë çmime më të lira për ilaçet. Praktika është e ligjshme por ilaçi i përbërë i Hims nuk është i miratuar nga FDA dhe nuk ka kaluar nëpër prova klinike për të vërtetuar efikasitetin. Këtë javë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lançuar një faqe të re interneti që synon uljen e çmimit që amerikanët paguajnë për ilaçet me recetë.

Live TV

Latest news
All news

Most visited