Deklarimet e DIVA-s, Tatimet: Ja si përfitohet kompensimi për fëmijët

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për mënyrën se si përfitohet dhe se si aplikohet për të përfituar për fëmijët pas plotësimit të deklaratës së DIVA-s.
Më poshtë janë detajet nga ky postim:
DIVA 2025, Rimbursimi i individëve per fëmijët dhe shpenzimet arsimore
Kush përfiton kompensim ushqimor dhe arsimor?
Cdo individ që ka plotësuar në DIVA 2025:
a. Rubrikën përkatëse për numrin e fëmijëve në ngarkim.
b. Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore. Ky kompensim përfitohet nga prindërit/kujdestarët ligjorë, që kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri 1.2 milion lekë.
Si përfitohet kompensimi?
Individi përfiton zbritje nga baza tatimore, konkretisht për:
- Cdo fëmije në ngarkim, nën 18 vjeç, përfiton tatimin korrespondues për shumën e zbritur prej 48 000 lekësh.
- Shpenzimet arsimore për fëmijët në ngarkim përfiton një shumë totale Në vlerën prej 100 000 lekësh.
Kush e bën kërkesën dhe sa here mund të bëhet?
Kërkesa kryhet vetëm një herë nga anëtari i familjes, që ka të ardhurat më të larta vjetore.
*Kujdes! Kompensimi përfitohet edhe nëse individi nuk ka detyrim për të deklaruar DIVA 2025.
Si aplikohet për t’u rimbursuar?
Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarat rezulton me mbipagesë.
Sipas hapave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijohet si më poshte:
Krijo çështje si kërkesë për rimbursim, në modulin Çështjet e mia, Pyetje e Përgjithshme, në të cilën bashkëlidh:
a. Dokument me të dhënat e llogarisë bankare personale.
b. Certifikatën familjare.
c. Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:
Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumenta (fatura) për pagesat e kurseve të gjuheve të huaja, etj.
Viti 2025 mbyllet me inflacion mesatar 2.2%/ Qiraja dhe ushqimet i dhanë shtysën më të madhe normës së fundvitit
Inflacioni i dhjetorit zakonisht shfaq një rritje më të lartë krahasuar me muajt e tjerë, për shkak të kërkesës së shtuar gjatë festave dhe shpenzimeve......
Serbia preferon kreditë kineze - Merren më shpejt dhe me më pak kushte politike, por mungon transparenca
Rreth 11 për qind e borxhit të jashtëm të Serbisë përbëhet nga detyrime ndaj Bankës Shtetërore Kineze Export-Import (EXIM), sipas raportit të fundit të......
Trump anulon sulmin e dytë ndaj Venezuelës - “Po bashkëpunojmë mirë. Kompanitë e naftës do të investojnë 100 mld USD”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se kishte anuluar një seri të dytë sulmesh të planifikuara ndaj Venezuelës, pasi vendi i Amerikës së Jugut......
Prodhuesit e verës, deklarime deri më 15 Janar - Rregullorja e re/ Detyrim për sipërfaqet e kultivuara dhe sasinë e produkteve
Informaliteti i lartë në sektorin e verës ka bërë që qeveria të marrë masa me qëllim krijimin e një database të plotë me të dhëna të detajuara. Qeveria ka......
Roaming Free në rajon, çfarë po fitojnë bizneset shqiptare? RCC: 44% e tyre shohin lehtësim në komunikim, 31% raportojnë ulje kostosh
“Roaming Free” në Ballkanin Perëndimor ka sjellë ndryshime të prekshme në mënyrën se si bizneset operojnë në rajon, por ndikimi i tij nuk ka qenë i njëjtë në......
KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë - Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur......
Në Steblevë të Librazhdit dëbora arrin 40 cm - Kryebashkiaku Disha: Rrugët janë të hapura, të gjitha njësitë janë të sigurta!
Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ndodhet në terren së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, Arbjan Mazniku, për të ndjekur nga afër dhe......
Nga emergjencë natyrore, në goditje ekonomike kombëtare/ Përmbytjet në vend, qarqet e goditura mbajnë rreth 40% të PBB-së
Përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë thjesht një episod moti ekstrem, por edhe goditje e drejtpërdrejtë mbi ekonominë e vendit. Zonat më të prekura......


