Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2025, 13:27

Centralizohet menaxhimi i mbetjeve - Rama: Do ngrihet një institucion qendror. Kumbaro: Bashkitë, përgjegjëse për pastrimin

Nga Ola Mitre

Centralizohet menaxhimi i mbetjeve - Rama: Do ngrihet një institucion

Qeveria synon të krijojë Operatorin Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, si një kompani shtetërore me kompetenca për ndërtim, operim dhe financim të infrastrukturës së mbetjeve në nivel kombëtar.

Gjatë preznatimit të reformës së menaxhimit të integruar të mbetjeve, u bë me dije se modeli i propozuar është marrë nga OSHEE dhe OST, teksa bashkive do iu mbetet funksioni i pastrimit të territorit.

Ndërkaq, sipas kryeministrit Edi Rama menaxhimi i integruar i mbetjeve është një nga sfidat kryesore, në drejtim të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Gjatë aktivitetit, Kumbaro prezantoi edhe investimet në proces në Zonat e Menaxhimit të Mbetjeve Berat, Dibër, Korçë, Durrës, Vlora-Veri, Gjirokastër – Vlora Jug dhe Kukës, nga pikat fundore deri te mbyllja e venddepozitimeve jashtë standardeve. Sipas Kumbaros, aktualisht numërohen 90 venddepozitime të paligjshme.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat