Rektori i UT: Aplikuan më shumë maturantë këtë vit - Cilat janë politikat mbështetëse të studentëve në Universitetin e Tianës?
Teksa universitetet po pregatiten për nisjen e regjistrimeve, në një konferencë për mediat, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, theksoi se ky vit akademik vjen me lajme të mira, me një numër më të lartë të studentëve se viti që lamë pas.
“Këtë vit akademik, janë në një numër më të lartë se një vit që shkoi, të cilët megjithse në numër fizik janë më pak, si vjet janë 500 më shumë që do i drejtohen bangave të universiteteve dhe që në veçanti Universitetin e Tiranës, e kanë përzgjedhur më shumë të rinj nga viti i shkuar, si në numër absolut rreth 160 studentë të ardhshëm, ashtu edhe në programe studimi, mbi 1200 programe, të Universitetit të Tiranës.”
Por, për t’u ndalur në politikat mbështetëse që universiteti i Tiranës ka për studentët theksoi se mbi 2600 studentë përfitojnë bursë 100, ndërsa përmendi edhe mbështetjet e tjera të studentëve ekselentë.
“Ne kemi disa programe të konsoliduara, në disa fakultete, që kanë edhe rritje siç është drejtësia, ekonomia, shkenca sociale, histori filologjia, por kemi disa programe të cilat vuajnë kryesisht ato të mësuesisë. Përsa i përket politikave që ndjek UT, ka vite që ka student me mijëra që marrin bursë apo mbështetje. Vetëm për këtë vit akademik janë 2668 studentë që fitojnë bursën prej 100 mijë lekë në muaj, janë rreth 60 studentë që përfitojnë nga programe që kanë interes kombëtar, 400 mijë lekë të vjetra. Si dhe sipas politikave që janë vendosur mes arsimit të lartë, dhe Këshillitt ë Ministrave, studentët e ekselencës nuk paguajnë tarifë studimi, dhe studentët që kanë nën notën 9, paguajnë gjysmën e tarifës së studimit.”
Ndër të tjera, rektori Hoxha u shpreh se Universiteti i Tiranës, ka marrë përsipër trajnimin e mësuesve të ciklit parauniversitar, të drejtueseve dhe roleve të tjera që marrin pjesë në procesin e mësimdhënies

“Rimëkëmben” kursimet e shqiptarëve në euro - BSH: Arrijnë në 1.4 trilionë lekë depozitat e përfshira në paranë e gjerë
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar të zgjerohen edhe në muajin që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Sa e përdorën shqiptarët internetin nga pajisjet inteligjente? Eurostat na rendit të parafundit në Evropë. Polonia, më keq se ne
Telefoni dhe kompjuteri vijojnë të jenë pajisjet kryesore për lidhjen me internetin, por kohët e fundit teknologjia “smart” po fiton gjithnjë e më shumë......

“Kujdes nga skemat mashtruese të investimeve online!” - AKSK paralajmëron qytetarët: Humbje financiare të parikuperueshme
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar ndaj rasteve të mashtrimit online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas këtij......

Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset - 7-mujori, rriten të ardhurat nga tatim-fitimi me 10 milionë euro
Sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar, cila regjistrohet në afro 37 miliardë lekë apo 370 milionë euro......

“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” - Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave
Kodi i ri Penal parashikon dënime nga 3 deri në 8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale të huamarrjes. Sipas këtij dokumenti të nxjerrë për......

“Mbetjet nuk do të menaxhohen më nga bashkitë” - Rama njofton krijimin e Operatorit kombëtar për trajtimin e mbetjeve
Së shpejti pritet të krijohet “Operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve”. Deklaratën e bëri kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për Reformën në......

Individët, “lokomotiva” e kredisë/ Korriku shënon nivelin më të lartë historik, huaja për bizneset tkurret
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 893.1 miliardë lekë në Korrik të vitit 2025, me një rritje të......

Shqipëria 3-fishon shpenzimet në mbrojtje krahasuar me 2014 - Raporti i NATO-s/54 mld lekë investime në 2025, sa 2.01% e PBB-së
Shqipëria po rrit gjithmonë e më shumë shpenzimet në sektorin e mbrojtjes, si pjesë e angazhimit në NATO. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar......