Celibashi: 9 kuti votimi nga diaspora të parregullta
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot në një konferencë për mediat nga Parku Olimpik, ku po numërohen votat e Diasporës, se 9 kuti me zarfe nga jashtë vendit janë të parregullta.
“Ka dokumentacion jo të rregullt të ardhur nga jashtë. Ka pasaktësi për 109 fletëvotimi. 55 519 vota të pavlefshme në total. Disa votues nga jashtë nuk kanë dorëzuar zarfin B, vetëm atë A”, tha Celibashi.
“Janë 1.462.352 fletë votimi të gjetura në kuti. Janë 1.462.461 numërimi të votuesve të shënuar në proces verbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat”, theksoi ai.
“Nga 1.462.352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1.406.833 janë vota të vlefshme dhe 55.519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159.921 vota të vlefshme, ndërsa 1’666 vota të pavlefshme deri më tani”, tha Celibashi.
Komisioneri nënvizoi se, procesi është tepër i ngarkuar dhe, theksoi ai, “shpresojmë që deri të dielën të ketë mbaruar i gjithë numërimi dhe të jetë shpallur rezultati edhe për listat e hapura”.
Sondazh

Britania, 1 në 10 njerëz nuk ka kursime - Rregullatori financiar: 1/4 e qytetarëve kanë qëndrueshmëri të ulët financiare
Miliona njerëz po ecin në një rrugë të tendosur financiare, me një në 10 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar që nuk kursen aspak para, sipas raportit të......

Franca në ekonominë shqiptare/ E pranishme, por jo dominuese. Partneriteti ekonomik drejt thellimit
Vizita zyrtare e Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë, vjen në një moment simbolik, por edhe me domethënie ekonomike. Ndërkohë që fokusi politik......

“Investoni në Shqipëri, pikë kyçe në Mesdhe” - Presidenti francez Macron apel investitorëve nga e gjithë bota
Nga Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka inkurajuar investitorët nga e gjithë bota që të investojnë në Shqipëri, duke e......

Çfarë kërkojnë investitorët nga Evropa? - Samiti Ekonomik në Tiranë/ “EU duhet të zgjohet, ka burokraci”
Biznesmenë dhe politikanë nga Evropa dhe bota, kanë ngritur shqetësimet me të cilat përballen sipërmarrjet për të investuar në këtë kontinent. Në Samitin......

Në 5 vite, 2415 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 5 vitet e fundit, për të arritur në 2415 klientë deri në fund të......

“Furnizimi global me naftë tejkalon pritshmëritë” - IEA parashikon ngadalësim të kërkesës, për shkak të makinave elektrike
Furnizimi botëror me naftë do të rritet më shpejt se sa pritej këtë vit, ndërsa Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ heqin dorë nga shkurtimet e......

“Armëpushimi tregtar 90-ditor, i pamjaftueshëm” - Pekini bën thirrje për zgjatjen e afatit, ndërsa palët nisin lehtësimet
Global Times, që mbështetet nga shteti kinez, tha se armëpushimi 90-ditor i tarifave midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës gjatë bisedimeve tregtare në......

Shqipëri-Moldavi/ Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin europian
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Zëvendëskryeministren për Integrimin Europian të Moldavisë, Cristina Gherasimov. Të......