Buxheti dhe paketa fiskale, në Kuvend - 8.9 miliardë euro për 2026-ën, diskutohet rivlerësimi dhe paqja fiskale

Kuvendi i Shqipëri diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për ti hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në fuqi.
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë në rreth 887 miliardë lekë apo 8.9 miliardë euro. Referuar dokumentit më të rëndësishëm të shtetit, edhe për vitin e ardhshëm, sektorët prioritarë, si shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjinë, arsimi, ushtria do të jenë ndër më të financuarit.
Të ardhurat e planifikuara kapin vlerën e 823 miliardë lekë, apo rreth 8.3 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet 63 miliardë lekë.
Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
Sa i takon ligjeve fiskale, disa nga ndryshimet më të rëndësishme që marrin jetë duke nisur nga 1 janari 2026, është rivlerësimi i pasurive me normë tatimore 5 %, paketa e paqjes fiskale, e cila parashikon sipas disa skemave shuarjen e detyrimeve të vjetra për bizneset dhe dhënien e mundësisë për pagesë me këste të detyrimeve më të reja. Po ashtu edhe rimbursimi i TVSH-së në masën 10 % për fermerët për totalin e faturave nga shitjet e prodhimeve tek grumbulluesit, si dhe disa ndryshime sa i takon sistemit të taksave vendore dhe ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
“Shqipëria, lider rajonal në prokurimet publike” - Rama: Diella do të jetë e auditueshme nga çdo aktor i interesuar
“Shqipëria është lider rajonal në prokurimet publike”, kështu u shpreh kryeministri Edi rama teksa mori pjesë në aktivitetin për 30-vjetorin e Prokurimeve......
4.42 mld euro nga turistët në 9-të muaj/ Rritje 5-fish në 17 vite. Bilanci neto rekord, rreth 2.11 mld euro fitime nga vizitorët e huaj
Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë historik të......
Mbi 45% e shqiptarëve blenë online gjatë vitit 2025/ Rrobat dhe ushqimi dominojnë porositë. Rriten aftësitë teknologjike në vend
Shqipëria po përjeton një nga fazat më dinamike të digjitalizimit, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT mbi përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe......
Gjermania, gjithmonë e më “e gjelbër” - Gjeneron dy të tretat e energjisë publike nga burimet e rinovueshme
Gati dy të tretat e të gjithë energjisë elektrike të furnizuar në rrjetin publik të Gjermanisë midis korrikut dhe shtatorit 2025 erdhën nga burimet e......
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri - Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve. Po shqiptarët, sa investuan jashtë?
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë shënuar rritje të qëndrueshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke reflektuar interes të lartë të......
Ekstremet e pasurisë botërore - 60,000 personat më të pasur zotërojnë më shumë se gjysma e popullsisë globale
Një Raport i ri për Pabarazinë Globale paralajmëron se më pak se 60,000 njerëzit më të pasur në botë zotërojnë më shumë pasuri sesa gjysma e popullsisë......
Hapen 1,583 subjekte të reja në nëntor - QKB: Mbi 10,500 aplikime të përpunuara
Qendra Kombëtare e Biznesit bën të ditur se gjatë muajit nëntor janë regjistruar mbi 1538 biznese të reja në tregun shqiptar. Në të njëjtën periudhë, pranë......
Koreja kryeson importet e makinave në Shqipëri - DPSHTRR: Tregu i automjeteve po rritet dhe diversifikohet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi regjistrimet e automjeteve për periudhën Janar–Nëntor 2025. Tregu......





