4.42 mld euro nga turistët në 9-të muaj/ Rritje 5-fish në 17 vite. Bilanci neto rekord, rreth 2.11 mld euro fitime nga vizitorët e huaj

Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar-Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë historik të regjistruar deri më sot. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shpenzimet ishin rreth 3.86 miliardë euro, rritja është e forte, mbi 560 milionë euro më shumë në vetëm nëntë muaj.
Ky zgjerim i shpejtë i të ardhurave nga turistët e huaj konfirmon vijimin e bumit turistik që ka karakterizuar vendin në dy vitet e fundit.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, gjatë periudhës Janar-Shtator në vend kanë hyrë 10.2 milionë shtetas të huaj. Nga të dhënat e kombinuara rezulton se shpenzimi mesatar për turist është rritur në 431 euro për 9-mujorin, nga 398 euro që ishte në Janar-Shtator 2024.
Edhe shpenzimet e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit kanë shënuar rritje gjatë 2025-s, duke arritur në rreth 2.30 miliardë euro, nga 2.09 miliardë euro një vit më parë. Rritja është e dukshme me rreth 19.6%
Për vitin 2025, bilanci neto midis shpenzimeve të të huajve në vend dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë ka arritur në 2.11 miliardë euro, një tjetër rekord historik.
Krahasuar me vitin 2024, kur bilanci ishte 1.77 miliardë euro, përmirësimi është i ndjeshëm. Kjo e çon Shqipërinë në nivelin më të lartë të përfitimeve neto nga turizmi në të gjithë serinë e viteve të raportuara.
Nëse i shohim të dhënat që nga viti 2008, përfitimet nga turizmi janë rritur më shumë se 6-fish. Nga vetëm 0.86 miliardë euro shpenzime nga turistët e huaj në 2008, Shqipëria ka arritur në mbi 4.4 miliardë euro në 2025.
Mbi 45% e shqiptarëve blenë online gjatë vitit 2025/ Rrobat dhe ushqimi dominojnë porositë. Rriten aftësitë teknologjike në vend
Shqipëria po përjeton një nga fazat më dinamike të digjitalizimit, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT mbi përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe......
Gjermania, gjithmonë e më “e gjelbër” - Gjeneron dy të tretat e energjisë publike nga burimet e rinovueshme
Gati dy të tretat e të gjithë energjisë elektrike të furnizuar në rrjetin publik të Gjermanisë midis korrikut dhe shtatorit 2025 erdhën nga burimet e......
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri - Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve. Po shqiptarët, sa investuan jashtë?
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri kanë shënuar rritje të qëndrueshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke reflektuar interes të lartë të......
Ekstremet e pasurisë botërore - 60,000 personat më të pasur zotërojnë më shumë se gjysma e popullsisë globale
Një Raport i ri për Pabarazinë Globale paralajmëron se më pak se 60,000 njerëzit më të pasur në botë zotërojnë më shumë pasuri sesa gjysma e popullsisë......
Hapen 1,583 subjekte të reja në nëntor - QKB: Mbi 10,500 aplikime të përpunuara
Qendra Kombëtare e Biznesit bën të ditur se gjatë muajit nëntor janë regjistruar mbi 1538 biznese të reja në tregun shqiptar. Në të njëjtën periudhë, pranë......
Koreja kryeson importet e makinave në Shqipëri - DPSHTRR: Tregu i automjeteve po rritet dhe diversifikohet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi regjistrimet e automjeteve për periudhën Janar–Nëntor 2025. Tregu......
Dhoma Amerikane, rezerva për “Paqen Fiskale” - “Rrezikon konkurrencën e ndershme dhe legalizon kapitalin e dyshimtë”
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon paketës së paqes fiskale. Referuar këtij institucioni, marrëveshja në fjalë paraqet rrezik i lartë për......
Valë protestash në Bullgari - Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe reforma në drejtësi
Mijëra qytetarë bullgarë protestuan kundër qeverisë së pakicës në vend. Sipas tyre, qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionin endemik në shtetin më......





