Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2025, 13:42

463,3 milionë lekë për rrjetin elektrik në Pogradec - OSSH hap tenderin, synohet furnizim i qëndrueshëm për 9.586 abonentë

Nga Ernilda Luzi

463,3 milionë lekë për rrjetin elektrik në Pogradec - OSSH

Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv, kabina elektrike, rrjet tension i ulët me përcjellësa, fiderat 2, 3, 4, 8, n/stacioni Pogradec, si dhe ndërtimi i tubave dhe pusetave për daljet e fiderave 2, 3, 4, 8. Fondi limit i përllogaritur në total është 463 milion e 304 mijë lekë.

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, për zonën turistike duhet zhvilluar një infrastrukture elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor. Në këtë investim do të bëhet rikonstruksioni ndërtimor dhe elektrik i disa kabinave elektrike. Në Pogradec është ndërtuar n/stacioni i ri 20/10 kV, i cili është në fazë implementimi. Nga ky n/stacion kanë dalë 10 fidera 20/0.4 kV, të cilët janë ndërtuar në fazën e parë, por kanë mbetur të ndërtohen fiderat 2, 3, 4 dhe 8, të cilët do të ndërtohen dhejanë parashikuar të furnizojnë pjesën e mbetur të qytetit të Pogradecit dhe zonën turistike të Drilonit dhe Tushemishtit.

Projekti përmban linjat e tensionit të mesëm 20 kv, kabina transformacioni me tension 20/0.4 kV, si dhe ndërtimin e rrjetit të tensionit të ulët. Ky projekt është i nevojshëm, pasi kjo zonë aktualisht ka një rrjet në gjendje të keqe teknike, të amortizuar, shumë të ngarkuar dhe me humbje të larta teknike. Projekti përfshin një zonë gjeografike prej 3.9 km² dhe rreth 9.586 abonentë (familjarë dhe privatë). Parametrat kryesorë të nënstacionit të ri Pogradec 110/35/10/20 kv, nënstacioni që do të furnizojë me energji zonën e Pogradecit do të garantojë një standard tepër të lartë, thuhet në dokument.

Nga studimi i zonës që do të furnizohet pritet që fideri i ri të ketë përkatësisht rrymat maksimale në momentin e ndërtimit. Ndërkohë, në lotin e dytë është parashikuar zhvillimi i rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv, kabina elektrike, rrjet tension i ulët, si dhe ndërtimi i tubave dhe puseteve për daljet e fiderave 2, 3, 4, 8.

N/Stacioni 110/35/10 kV Pogradec që furnizon aktualisht me energji elektrike këtë qytet është ndërtuar në vitin 1968. Referuar dokumentit, do të ndërtohen kabinat e reja dhe ato ekzistuese do të rikonstruktohen. Po kështu, në lotin e tretë është parashikuar ndërtimi i kabinave elektrike, zhvillimi i rrjetit të tensionit të ulët, fideri 4. Me realizimin e këtij projekti synohet zvogëlimi i humbjeve në zonën e përfshirë. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat