Shqipëria Postuar më 8 Gusht 2026, 10:36

441 mln lekë për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH shpall fituesit për tre rajone, ofertat 7% më të ulta se fondi limit

Nga Ola Mitre

441 mln lekë për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH shpall

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit për 3 procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore rrugore në vend, për 4 vitet e ardhshme.

Kontrata për Rajonin Verior është fituar nga kompania JUBICA, për Rajonin Jugor nga I.D.K-KONSTRUKSION, ndërsa kontrata për Rajonin Qendër-Lindje i është dhënë kompanisë DELTAREX.

Në total, tre procedurat kishin një fond limit prej rreth 474.7 mln lekë, ndërsa ofertat e shpallura fituese janë rreth 441.4 mln lekë, duke sjellë një kursim prej rreth 33.8 mln lekësh, ose rreth 7% krahasuar me fondin limit. Ndërkaq, mbetet për t’u shpallur edhe kompani fituese për lotin 2 që përfshin rajonin qendror dhe verilindor e prokuruar me një fond limit prej 1.1 mld lekë.

Programi përfshin mirëmbajtjen e mbi 1,300 km rrugë, të ndara në katër kontrata sipas rajoneve. Kontrata për rajonin verior mbulon 242.2 km rrugë, ajo për rajonin qendror dhe verilindor 294.1 km, kontrata për rajonin lindor dhe juglindor rreth 403 km, ndërsa kontrata për rajonin jugor 374.1 km.

Modeli i mirëmbajtjes me performancë parashikon që kompanitë kontraktore të jenë përgjegjëse për garantimin e standardeve të rrugëve gjatë gjithë periudhës së kontratës, duke kryer ndërhyrje të vazhdueshme si riparime, pastrim, mirëmbajtje të sinjalistikës, zëvendësim të elementëve të sigurisë rrugore dhe, në segmentet ku është e nevojshme, edhe mirëmbajtje dimërore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat