20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025 - Muçaj: Ligji i ri, më shumë kontrolle agjencive të rekrutimit
Shqipëria ka njohur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj që punojnë në sektorë me mungesë fuqie vendase.
Shumica e këtyre punonjësve të huaj janë të përfshirë në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe shërbimet e tjera. 15-20% më tepër të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe të 2025, krahasuar me vitin e kaluar, ku sipas të dhënëve zyrtare, janë 13 mijë shtetas të huaj që kanë marrë leje të rregullt. Duke qënë se punësimi sezonal po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në rajonin tonë, ai shpesh ndodh pa rregulla të qarta dhe pa mbrojtje për punëtorët.
Shumë punonjës sezonalë përballen me pasiguri dhe mungesë të të drejtave dhe për këtë vendet e rajonit Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë nisur bashkëpunimin për të krijuar një treg pune të rregullt, më të sigurt, si dhe për të garantuar kushte më të mira pune.
Drejtori i Përgjithashëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Eljo Muçaj, ka thënë ne emisionin “GDP” në SCAN TV, tha se me ligjin e ri për të huajt, Agjencitë e rekrutimit të punonjësve, po kalohen në filtër të hollësishëm kontrolli. Ndërkohë, edhe për shtatasit shqiptarë që kalojnë pikat kufitare, Muçaj thotë se duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi.
“Zyrat e migracionit dhe pikat e kufirit duhet të inkurajojnë individët , të paktën po flas për shtetasit tanë, që në momentin që kalojnë kufirin të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, për të kuptuar që ata janë të regjistruar dhe po punojnë në një shtet fqinj. Minimalisht këta shtetas duhet të kenë një kontatë pune, pra janë në një marrëdhënie të rregullt pune. Roli i inspektoriateve të vendeve të tjera, është se ata duhet të kenë më shumë fokus për të mbledhur statistika, çfarë ata evidentojnë për të kuptuar nëse ky fenomen është i përhapur ose jo, dhe në anën tjetër është për të krijuar manual dhe proceduara komunikimi mes shtetesh për evente të veçanta. Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm, sidomos për punëtorët e huaj, nuk po flas vetëm për ata që janë ne vendet fqinje, por dhe punëtorë të huaj që vijnë nga vende të tjera më të largëta, që tashmë është një realitet për vendin tonë. Janë regjistruar rreth 13 mijë leje dhe kjo është tendencë, është një kërkesë në rritje që varion nga 15-20% në raport me një vit më parë. Kjo tregon që kërkesë për fuqi punëtore ka, dhe punëtorët e huaj integrohen me kalimin e kohës në vendin tonë dhe për këta punonjës është e rëndësishme që të jenë të informuar qoftë mbi legjislacionin e punës, qoftë mbi çështje praktike. Me ligjin e ri, çdo agjenci punësimi që kërkon të rekrutojë punonjës do të klaojë në një kontroll të rreptë nëpërmjet ministrisë, QKB, ministria ja përcjell Inpsektoriatit të punës, i cili evidenton dhe kontrollon në terren çdo deklarim që është bërë nga kompania mbi kriteret, dokumentacionin që në momentin që është regjistruar në QKB, për të evidentuar dhe për cetifikuar dhe që i plotëson apo jo kushtet bazë, përfshirë dhe një garanci shtesë financiare që është shtuar me ligjin e ri për të huajt. Nga kontrolli që ne bëmë në Agjencitë që ishin aktive në vitin 2024, apo që kishin të paktën një licensë aktive përpara se të hynte në fuqi ligji i ri, kishte 188 kompani që kishin licensën për të ushtruar të drejtën e zhvillimit të këtij aktiviteti. Rezultoi që gjysma e tyre nuk e kishin ushtruar asnjëherë atë aktivitet. Në pjesën tjetër, 30% e këtij numri ishin ato që realisht e kishin këtë aktvitet të rëndësishëm të biznesit të kompanive të mëdha që e kishin si licensë, po e kishin ushtruar si aktivitet me kërkesë specifike të klienetëve të mëdhenj, por nuk e kishin aktivitet bazë. Dhe në përfundim do të mbetet në proces një grup shumë më i kontrolluar, të cilat do sofistikojnë cilësinë e ushtrimit të këtij shërbimi, në funksion të rekrutimit etik, të denjë dhe më efektiv, pasi është një proces dinamik dhe Shqipëria po bëhet atraktive” – thotë Muçaj.
Ndërkohë Shqipëria është zgjedhur vend pilot ku me asistencë teknike të ILO, po aplikohet Matrica e Inteligjencës dhe Analizës së Riskut, një platformë inovative e zhvilluar për Inspektoratin Shtetëror të Punës.
‘’MIRA, ka modernizuar inspektimin e punës në Shqipëri duke përdorur teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale, data mining dhe machine learning. Ky sistem mbledh, analizon dhe përdor të dhëna në kohë reale për të përmirësuar: Cilësinë e Inspektimeve; Planifikimin me bazë risku;Vendimmarrjen transparente dhe objektive. MIRA është një revolucion në mënyrën se si realizohen inspektimet e punës në Shqipëri. Ky sistem e bën procesin më transparent. Nga 10 mijë inspektime që bëjmë në vit, 85% e tyre janë të planifikuara, dhe ky planifikim është i automatizuar, planifikim me bazë risku. 15% janë rastësore duke u nisur nga ankesat dhe aksidentet në punë’’ – shton Muçaj.
Muçaj thotë se gjatë 2024, u administruan pranë këtij inspektoriati, rreth 4 ankesa në ditë. 50% e tyre kanë shkuar me gjobë, ku sanksionet janë deri në 50-fish e pagës minimale dhe për sigurinë dhe shëndetin në punë, deri në 400 mijë lekë.

Turistët ‘shtuan’ Shqipërinë me 277 mijë banorë në Maj/ Shqipëria për një muaj, me rreth 2.6 milionë njerëz
Këtë maj, Shqipëria nuk ka qenë vetëm më e ngrohtë, por edhe më e populluar se zakonisht. Fluksi i turistëve të huaj është ndjerë kudo në rrugë, në pika......

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë/ Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së!
Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian......

10 milionë euro nga zënia e hapësirave publike - Shifër rekord në 2024-ën, rriten edhe të ardhurat nga tarifat e pastrimit
Ditët e fundit qeveria ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga bizneset, fokusuar kryesisht në bashkitë bregdetare, por edhe gjerë. Por si......

Tatimet, fushatë për formalizimin e bujqësisë - Zusi: Nevojiten ndryshime ligjore dhe mbështetje financiare
Ekspertët e ekonomisë e mbështesin nismën e administratës tatimore për të formalizuar sektorin e bujqësisë, por sugjerojnë që të ndërmerren edhe ndryshime......

Vala e nxehtësisë “nxit” energjinë diellore - Impiantet solare në BE gjeneruan sasi rekord gjatë qershorit
Vala e fundit e nxehtësisë në Evropë rriti ndjeshëm kërkesën për energji, veçanërisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve. Burimet diellore luajtën një......

Eksportet gjermane tkurren në maj - Bie numri i dërgesave drejt SHBA-së, rriten shqetësimet për tarifat
Eksportet gjermane pësuan rënie në maj, ndërsa dërgesat drejt SHBA-së u tkurrën ndjeshëm mes shqetësimeve për tarifat e larta. Gjermania po negocion me......

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë se kurrë - Rekord i daljeve, Vathi: Diversifikim dhe bileta më të lira
Në 5 vitet e fundit, kufijtë nuk janë thjesht tejkaluar, janë kaluar me valixhe, biletë elektronike dhe dëshirë për të parë më shumë nga bota. Sipas të......

Shqipëria, nënkampione në “WSIS Prizes 2025”për kategorinë “e-Government”!
Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSIS Prizes 2025”, Drejtoresha e......