Shqipëria, nënkampione në “WSIS Prizes 2025”për kategorinë “e-Government”!
Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSIS Prizes 2025”, Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, tërhoqi çmimin në emër të Shqipërisë.
Projekti fitues, “Harmonizimi i Legjislacionit Shqiptar me Acquis të BE-së” i mundësuar nga inteligjenca artificiale. Ajo që nisi nga vullneti i Kryeministrit për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, sot është konkretizuar në këtë modul inovativ që bën të mundur:
* Përkthimin me saktësi mbi 95% dhe përafrimin me AI të legjislacionit kombëtar me atë evropian.
* Krahasimin me AI për mbivendosje apo kontradikta të akteve në proces përafrimi dhe krijimin automatik të tabelave të përputhshmërisë.
Çka më parë kërkonte muaj të tërë pune manuale, sot realizohet për pak minuta.
Si bashkënegociatore e Kapitullit 10 “Shoqëria e informacionit dhe media”, Drejtoresha e AKSHI-t u shpreh se ky çmim është një moment krenarie të dyfishtë për të.
“Modeli i inteligjencës artificiale që mori këtë vlerësim është ideuar që në krye të herës nga Kryeministri Edi Rama, me një qëllim të qartë: përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përkthimi i legjislacionit që realizohet me saktësi mbi 95% dhe krijimi automatik i tabelave të përputhshmërisë kanë reduktuar ndjeshëm kohën dhe punën e strukturave tona të integrimit. Ajo që më parë kërkonte muaj pune, tani realizohet shumë shpejt, në vetëm pak minuta, me shumë saktësi, me shumë integritet. Ky është një shembull konkret se si inovacioni dhe vizioni na ndihmojnë të jemi më pranë Bashkimit Evropian. Faleminderit për këtë vlerësim!”, u shpreh ajo.

Rama: Reformë e re ligjore e kontrollit të zhvillimit të territorit!
Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit......

Sa "super pensionistë" ka Shqipëria? Femrat dominojnë listën e shqiptarëve mbi 100 vjeç
Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra,......

TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë!
Tirana International Airport vijon të zgjerohet si një nyjë e rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke ofruar gjithnjë e më......

Gjermania, numër rekord banorësh - Por, rritja nuk ka ardhur për shkak të lindjeve
Popullsia e Gjermanisë arriti në 83.6 milionë në fund të vitit 2024, duke arritur një rekord historik. Megjithatë, popullsia po jep shenja plakjeje, ndërsa......

Rama: Praktikë në administratë dhe institucione publike për 600 të rinj!
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë......

Hungaria, 18 mld euro “të paralizuara” nga BE - Fondet mbeten të ngrira për shkak të problemeve në sundimin e ligjit
Bashkimi Evropian i ka mohuar Hungarisë 18 miliardë euro fonde, për shkak të problemeve në sundimin e ligjit. Tensionet mes Brukselit dhe Budapestit......

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro - Mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Popullsia e vendit po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të lidhura për çdo vit. Gjatë vitit 2024, 29,136......

Vala e nxehtësisë shkaktoi 2,300 viktima në Evropë - Ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat mesatare me 4°C
Rreth 2,300 njerëz humbën jetën në 12 qytete evropiane për shkak të valës së nxehtësisë që goditi kontinentin. Studiuesit theksojnë se ndryshimet klimatike......