Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2025, 11:55

Rama: Reformë e re ligjore e kontrollit të zhvillimit të territorit!

Nga Edel Strazimiri

Rama: Reformë e re ligjore e kontrollit të zhvillimit të

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit.

Rama u shpreh në një postim në platformën X se, toleranca ndaj tokave të “xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit.

Kryeministri shtoi se ka nisur puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Europian.

“Toleranca ndaj tokave të ‘xanuna’ në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoratet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat