Samiti i Tre Deteve, Presidenti Begaj: Transformimet në energji dhe teknologji kërkojnë koordinim dhe vizion

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo platformë nga 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Shqipëria, prej vitit të kaluar, është anëtare e asociuar e kësaj platforme që synon forcimin e ndërlidhshmërisë, inovacionit, infrastrukturës dhe konkurrencës industriale. Presidenti i Republikës bëri apel për rezultate të prekshme që përshpejtojnë zhvillimin ekonomik rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian.
“Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Evropës”, - theksoi Kreu i Shtetit në fjalën e tij me fokus rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj e cilësoi këtë iniciativë si një histori suksesi që është shndërruar në një platformë konkrete për zhvillim:
“Një dekadë nuk është një kohë e gjatë në histori, por është e mjaftueshme për të testuar idetë. Sot kjo platformë po prodhon lidhje reale, investime reale dhe ndikim real”.
Kreu i Shtetit nënvizoi se Evropa ndodhet në një moment vendimtar dhe kërkon më shumë se koordinim: “Gjeopolitika, pasiguria ekonomike dhe transformimet në energji dhe teknologji kërkojnë jo vetëm koordinim, por lidership; jo vetëm qëndrueshmëri, por vizion”.
Në lidhje me procesin e integrimit, Presidenti i Republikës theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një investim për të ardhmen: “Integrimi i rajonit tonë nuk është një çështje dytësore, por pjesë e zgjidhjes për një Evropë më të sigurt dhe më konkurruese”.
Duke folur për Shqipërinë, Presidenti Begaj vuri në dukje rëndësinë e lidhshmërisë dhe projekteve infrastrukturore: “Lidhshmëria nuk është një qëllim abstrakt. Ajo përcakton se si rriten ekonomitë dhe si zhvillohen rajonet”.
Presidenti i Republikës përmendi projekte konkrete në energji dhe transport, duke i cilësuar ato si transformuese: “Këto nuk janë thjesht projekte infrastrukturore, por instrumente transformimi që krijojnë stabilitet dhe tërheqin investime”.
Në fund, Kreu i Shtetit rikonfirmoi objektivin strategjik të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian: “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 mbetet busulla jonë strategjike”.
Presidenti Begaj e mbylli fjalën me një mesazh për veprim konkret: “Ajo që ka rëndësi tani nuk është ajo që themi, por ajo që realizojmë”.
Presidenti i Republikës përfaqëson për herë të dytë Shqipërinë me statusin e shtetit partner të asociuar në Samitin e Nismës së Tre Deteve.
Në deklaratën e miratuar nga Samiti i Dubrovnikit u theksua se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe begatinë në Evropë. Deklarata përsëriti thirrjen për një proces pranimi transparent, të bazuar në meritë, të besueshëm dhe të parashikueshëm për vendet kandidate, me referencë të veçantë për Shqipërinë.
Marrëveshja për energjinë me SHBA, Balluku: E lumtur për çfarë Shqipëria arriti sot
Pas firmosjes së marrëveshjes Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm, ka patur një reagim të ish zv.kryeministres dhe ministres së energjisë Belinda Balluku.......
Mbështetja e huaj financiare për Shqipërinë, SASPAC platformë online me të dhëna të plota
Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila që prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Një platformë që ka grumbulluar në një......
Çelet panairi më i madh i bujqësisë në vend, për 3 ditë, Lushnja qendër takimi për fermerët
Është çelur Panairi “Ditët e Bujqësisë” për vitin 2026, panairi i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri dedikuar këtij sektori, organizuar për të pestin vit radhazi......
Vlora, me hub energjetik/ Bashkëpunim me SHBA-në, nënshkruhet marrëveshja për gazin e lëngshëm natyror
U nënshkrua në Kryeministri, Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si......
Salla në panairin “Ditët e Bujqësisë 2026”: Lushnja pret fermerë dhe kompani nga rajoni e Europa
Në qytetin e Lushnjës është çelur panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, i cili këtë vit vjen në edicionin e pestë. Për tre ditë me radhë, nga 28......
Kreditimi i ekonomisë, në nivele të qendrueshme - BSH: Biznesi dhe individët, ecuri pozitive të aktivitetit
Banka e Shqipërisë vëren se kreditimi i ekonomisë ka qenë I qendrueshëm, si për segmentin e bizneseve, ashtu edhe për individët. Sipas drejtorit të......
Çfarë po ndodh me çmimet e pronave në Durrës? Tregu mbetet i qëndrueshëm me luhatje të lehta dhe potencial rritjeje
Durrësi është një ndër qytetet kryesore bregdetar të Shqipërisë dhe tregu i tij i pronave ndodhet në një udhëkryq mes kërkesës për strehim nga vendasit,......
Hapet autostrada e zgjeruar Tiranë-Durrës/ Karakaçi: Së shpejti shpallim fituesin për aksin Milot-Balldren
Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës, në 6 km e parë është hapur plotësisht për kalimin e automjeteve. Tashmë, segmenti nga Tirana deri te......


