Kosova Postuar më 30 Qershor 2025, 09:58

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje - Vendi mund të përfitojë mbi 880 mln euro nga Plani i Rritjes

Nga SCAN TV

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje - Vendi mund të

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë. Bllokada politike pas zgjedhjeve parlamentare po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Paketa 6 miliardë euro është miratuar në fund të vitit 2023. Planet kanë qenë që shpërndarja e tyre të niste në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë për disa muaj.

Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit - pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi - që ka njoftuar se ka marrw financimet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë euro.

Në Kosovë, problemi është se vendi nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve. Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave. Përkundër dhjetëra përpjekjeve, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin.

Nga Plani i Rritjes, që mbulon periudhën nga viti 2024 deri më 2027, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro. Mbi 250 milionë do të jepen grand pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie të butë.

Pjesa prej 7% si para-financim, që tashmë u është dhënë 4 vendeve ballkanike, për Kosovën i bie të jetë rreth 61 milionë euro. Financimet synojnë përafrimin e 6 ekonomive ballkanike me atë të BE-së, ku të gjithë synojnë të anëtarësohen.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat