Sllovenia ndalon tregtinë e armëve me Izrealin - Bëhet shteti i parë evropian që merr këtë vendim
Sllovenia u bë vendi i parë në BE që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin, si reagim ndaj veprimeve në Gaza. Vendimi vjen pasi Bashkimi Evropian dështoi të miratonte sanksione të përbashkëta ndaj tel Avivit.
Sllovenia do të jetë “vendi i parë evropian” që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin si reagim ndaj veprimeve të Tel Avivit në Gaza. Kështu u shpreh kryeministri Robert Golob për Agjencinë vendase të Shtypit.
“Qeveria sot miratoi një vendim që ndalon eksportin dhe tranzitin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga ose nëpër territorin e Republikës së Sllovenisë drejt Izraelit, si dhe importin e këtyre mallrave nga Izraeli,” thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë sllovene. Dokumenti thekson se vendimi vjen si rezultat i premtimit të kryeministrit për të “vepruar në mënyrë të pavarur” kundër Izraelit, nëse Bashkimi Evropian “nuk merr masa konkrete deri në mes të korrikut”.
Shtetet anëtare të BE-së kanë dështuar disa herë që të mbledhin mbështetje të mjaftueshme për të reaguar ndaj veprimeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza. Pavarësisht rishikimit të marrëveshjes së asociimit BE-Izrael, që zbuloi se veprimet e Izraelit në Gaza shkelin të drejtat e njeriut, 27 vendet e BE-së nuk arritën të bien dakord për asnjë nga 10 sanksionet e propozuara.
Në nivel blloku, nuk është propozuar kurrë embargo e armëve ndaj Izraelit. Rregullat e Kombeve të Bashkuara dhe BE-së thonë se shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës duhet të çojnë në embargo të shitjes së armëve. Pas luftës Izrael-Hamas në Gaza, Italia, Spanja, Belgjika dhe Holanda kanë ndaluar ose kufizuar eksportet e armëve, pa shpallur një embargo të plotë.
Izraeli importon rreth 70% të arsenaleve të tij nga Shtetet e Bashkuara, eksportuesi më i madh i armëve në botë, ndërsa Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i Izraelit. Që nga 7 tetori 2023, Berlini ka eksportuar armë me vlerë 485 milionë euro drejt Tel Avivit. Italia renditet e treta, duke furnizuar më pak se 1%.
Sllovenia ka qenë një nga vendet më të aktive të BE-së që ka kërkuar veprime kundër Izraelit. Ajo njohu shtetin palestinez në qershor të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka kërkuar shpesh për një armëpushim në Gaza dhe për rritjen e ndihmave drejt enklavës.

Stili veror për meshkuj në QTU - Uljet e fundit deri në 70%, nxitoni të visheni me stil dhe të kurseni
Nëse mendoni se moda verore për meshkuj është e kufizuar në dy-tre stile të zakonshme, një vizitë në QTU do t’ju bindë për të kundërtën. Nga kombinimet......

Itali, Armani gjobitet me 3.5 milionë euro - Rregullatori e ndëshkon për praktika të padrejta tregtare
Rregullatori italian gjobiti Giorgio Armani me 3.5 milionë euro për parkika të dyshimta tregtare dhe shkelje të kushteve të punës. Armani mohoi akuzat dhe......

Trump shkarkon zyrtaren e Departamentit të Punës - Shkak, raporti për punësimin në rënie. “Hapet dera” për ndikim në Fed!
Presidenti Donald Trump shkarkoi një zyrtare të lartë të Departamentit të Punës pas publikimit të një raporti zhgënjyes për tregun e punës. Ndërkohë,......

Kina ofron 1500 dollarë për çdo fëmijë - Paketa e qeverisë synon të nxisë numrin e lindjeve në vend
Kina, si shumë vende të tjera, është e shqetësuar për shkallën e saj të lindjeve dhe po u ofron prindërve të ardhshëm një nxitje financiare për të pasur......

Përfundon fushata e këshillimit për lirimin e hapësirave publike, Balluku: IKMT dhe Policia e Shtetit në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se fushata e këshillimit......

Drafti i Kodit të ri Penal/ Rama: Është hartuar nga ekspertët. Pa vulën e Brukselit nuk shkon në parlament!
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, por ia......

Stili i Vogëlushëve në QTU - Uljen e fundit deri në -70% për prindërit, stil dhe lojë për fëmijët
Vera është stina më e dashur për fëmijët, plot me diell, lojëra dhe ngjyra. E në QTU, kjo atmosferë pasqyrohet në çdo cep të dyqaneve dedikuar më të......

Rama: Trotuari është i qytetarëve. Do t'i heqim të gjitha! - “Kufij për hapësirat boshe. Rregullore e re edhe për kantieret e ndërtimit”
31 korriku ka qenë afati i fundit për bizneset që të hiqnin tendat dhe karriget nga trotuaret. Në një komunikim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama u......