Stili veror për meshkuj në QTU - Uljet e fundit deri në 70%, nxitoni të visheni me stil dhe të kurseni
Nëse mendoni se moda verore për meshkuj është e kufizuar në dy-tre stile të zakonshme, një vizitë në QTU do t’ju bindë për të kundërtën. Nga kombinimet “casual chic” deri tek atletet më të kërkuara të sezonit, gjithçka është menduar për t’i bërë meshkujt të ndihen mirë dhe të duken edhe më mirë.
Tek Jack & Jones, US Polo apo Koton Men, pantallonat chino, polo-t me ngjyra pastel dhe këmishat tropikale janë kthyer në “uniformën” e përditshme të meshkujve që duan një pamje të kuruar pa shumë mund. Dhe nëse stili ecën me këmbë – tek Geox, këpucët verore ofrojnë freski dhe teknologji anti-vapor për të përballuar çdo ditë të nxehtë me lehtësi.
“Jam me pushime në Shqipëri dhe sot ndalova në QTU për disa blerje. Gjeta shumë oferta të mira, sidomos për atletet dhe rrobat verore. Janë shumë cilësore dhe çmimet janë shumë të mira për Evropën”, shprehet një turist francez.
Nëse frymëzimi juaj është më sportiv, atëherë ndalesa tek BUZZ Sneaker Station është e detyrueshme. Modelet më “IN” të sezonit, nga Air Force 1, Jordan 1, te Samba dhe Gazelle – janë aty për t’ju kthyer në pjesë të pasarelës urbane.
Ndërsa tek Sport Vision, markat si Nike, adidas, Under Armour dhe Asics ofrojnë zgjidhjet më të mira për rehati dhe performancë, qoftë për vrap, stërvitje apo një ditë aktive në qytet.
Me uljet e fundit të këtij sezoni deri në 70%, kjo është koha ideale për të bërë blerjet që keni shtyrë.
QTU, aty ku moda dhe sporti ecin bashkë.

Itali, Armani gjobitet me 3.5 milionë euro - Rregullatori e ndëshkon për praktika të padrejta tregtare
Rregullatori italian gjobiti Giorgio Armani me 3.5 milionë euro për parkika të dyshimta tregtare dhe shkelje të kushteve të punës. Armani mohoi akuzat dhe......

Trump shkarkon zyrtaren e Departamentit të Punës - Shkak, raporti për punësimin në rënie. “Hapet dera” për ndikim në Fed!
Presidenti Donald Trump shkarkoi një zyrtare të lartë të Departamentit të Punës pas publikimit të një raporti zhgënjyes për tregun e punës. Ndërkohë,......

Kina ofron 1500 dollarë për çdo fëmijë - Paketa e qeverisë synon të nxisë numrin e lindjeve në vend
Kina, si shumë vende të tjera, është e shqetësuar për shkallën e saj të lindjeve dhe po u ofron prindërve të ardhshëm një nxitje financiare për të pasur......

Përfundon fushata e këshillimit për lirimin e hapësirave publike, Balluku: IKMT dhe Policia e Shtetit në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se fushata e këshillimit......

Drafti i Kodit të ri Penal/ Rama: Është hartuar nga ekspertët. Pa vulën e Brukselit nuk shkon në parlament!
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, por ia......

Stili i Vogëlushëve në QTU - Uljen e fundit deri në -70% për prindërit, stil dhe lojë për fëmijët
Vera është stina më e dashur për fëmijët, plot me diell, lojëra dhe ngjyra. E në QTU, kjo atmosferë pasqyrohet në çdo cep të dyqaneve dedikuar më të......

Rama: Trotuari është i qytetarëve. Do t'i heqim të gjitha! - “Kufij për hapësirat boshe. Rregullore e re edhe për kantieret e ndërtimit”
31 korriku ka qenë afati i fundit për bizneset që të hiqnin tendat dhe karriget nga trotuaret. Në një komunikim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama u......

“Kosova, tarifë zero për mallrat e SHBA” - Vendimi i qeverisë, Kurti: Ndikon në rritjen e tregtisë dhe investimeve
Qeveria e Kosovës ka hequr të gjitha tarifat tregtare për mallrat e importuara nga SHBA. Në mbledhjen e sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi......