Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2025, 15:09

Stili i Vogëlushëve në QTU - Uljen e fundit deri në -70% për prindërit, stil dhe lojë për fëmijët

Nga Hamit Yzeiraj

Stili i Vogëlushëve në QTU - Uljen e fundit deri në -70%

Vera është stina më e dashur për fëmijët, plot me diell, lojëra dhe ngjyra. E në QTU, kjo atmosferë pasqyrohet në çdo cep të dyqaneve dedikuar më të vegjëlve. Gardëroba e fëmijëve këtë verë është kthyer në një shpërthim stili, komoditeti dhe argëtimi.

Në dyqanet si Okaïdi, LC Waikiki Kids, Koton Kids, Bata, dhe shumë të tjera, oferta është e larmishme dhe mbresëlënëse. Nga veshjet praktike për ditët aktive në qytet, deri tek t-shirt-et me personazhe të animuar që fëmijët i adhurojnë, çdo artikull është menduar për të sjellë gëzim dhe rehati. Kompletet verore janë trendi i momentit, lehtësisht të kombinuara dhe të përshtatshme si për pushime, ashtu edhe për përditshmërinë.

Ngjyrat pastel, printet me lule dhe motive tropikale, si dhe materialet e lehta e të frymëmarrjes si pambuku, janë zgjedhjet më të kërkuara nga prindërit që duan rehati dhe fëmijët që duan stil.

Por vera nuk është vetëm për veshje. Ajo është koha për plazh, lojëra me ujë dhe ditë të gjata në natyrë. Për këtë, QTU ofron një gamë të pasur produktesh verore: rroba banje për fëmijë, lodra për plazh, çadra me ngjyra, pishina të fryrë dhe shumë elementë të tjerë që e bëjnë çdo ditë pushimi më të bukur dhe më të sigurt për të vegjlit.

Nxitoni sepse këto janë uljet e fundit gjatë këtij sezoni veror, me ulje që shkojnë deri në -70%, është momenti më i mirë për të rifreskuar gardërobën dhe për të përgatitur fëmijët për ditët më të bukura të vitit.

QTU nuk është vetëm një destinacion për blerje, por një hapësirë e krijuar për t’i dhuruar familjeve eksperienca të këndshme verore.

Vizitoni QTU dhe gjeni veshjet, aksesorët dhe lodrat që sjellin buzëqeshje në fytyrën e çdo fëmijë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat