Përfundon fushata e këshillimit për lirimin e hapësirave publike, Balluku: IKMT dhe Policia e Shtetit në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se fushata e këshillimit për heqjen e tendave dhe lirimin e hapësirave publike ka përfunduar. Balluku theksoi se tashmë IKMT ka zbritur në terren, e mbështetur nga Policia e Shtetit, për të marrë masa për shkelësit. Ndër të tjera, Balluku falenderoi qytetarët që u treguan bashkëpunues në këtë aksion.
"Dje, në 31 korrik, ka qenë afati i fundit për lirimin e hapësirave pranë akseve kombëtare, duke respektuar distancat e përcaktuara në ligj. Një fushatë këshillimor është kryer nga ARRSH dhe IKMT për 8 ditë, duke pasur edhe raste konkrete të bashkëpunimit të subjekteve me trupat tona në terren. Mjafton t'ju tregoj një rast në aksin rrugor Kombinat-Plepa, ku subjekti ka ndërmarrë tërheqjen dhe respektimin e distancës nga trupi i aksit kombëtar, si dhe sistemimin estetik të zonës ku operon. Ky është një shembull i mirë për t'u ndjekur kudo.
Gjithashtu, gjej rastin të përgëzoj të gjithë ato subjekte që operojnë në aksin nga Gjirokastra në Levan, pasi kam qenë së bashku për një inspektim atje me inxhinierët e ARRSH-së dhe inspektorët e IKMT-së dhe nuk kemi evidentuar asnjë shkelje në këtë territor.
Bëjmë me dije se nga ky moment IKMT, mbështetur nga Policia e Shtetit, do të ndërmarrë masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare.
Çka po ndodh sot në territorin e Shqipërisë, nuk është një aksion kundër tendave, ashtu siç thuhet, është një reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike dhe respektimin e rregullave dhe ligjeve të mbrojtjes së territorit në Republikën e Shqipërisë. Është një reformë që nuk lë jashtë vëmendjes as tendat, as oborret e përbashkëta të pallateve të zaptuara e të kthyera në parkingje dhe as TEC-et e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në territoret e vendburimeve shqiptare, pavarësisht mohimit qesharak të ekzistencës së tyre apo mbrojtjes akoma më qesharake nga segmente të paguara për të goditur të mirën publike.
Falënderoj qytetarët për këtë bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i inkurajojmë ata të vijojnë denoncimet. Madje, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar nga Kryeministri, Edi Rama.
Ju uroj një verë të qetë e pushimet mbara dhe ju sigurojmë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës në çdo skaj të vendit për të garantuar cilësisht shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e shumë të huaj që ndodhen këtë sezon në vendin tonë", tha Balluku në deklaratë.

Drafti i Kodit të ri Penal/ Rama: Është hartuar nga ekspertët. Pa vulën e Brukselit nuk shkon në parlament!
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, por ia......

Stili i Vogëlushëve në QTU - Uljen e fundit deri në -70% për prindërit, stil dhe lojë për fëmijët
Vera është stina më e dashur për fëmijët, plot me diell, lojëra dhe ngjyra. E në QTU, kjo atmosferë pasqyrohet në çdo cep të dyqaneve dedikuar më të......

Rama: Trotuari është i qytetarëve. Do t'i heqim të gjitha! - “Kufij për hapësirat boshe. Rregullore e re edhe për kantieret e ndërtimit”
31 korriku ka qenë afati i fundit për bizneset që të hiqnin tendat dhe karriget nga trotuaret. Në një komunikim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama u......

“Kosova, tarifë zero për mallrat e SHBA” - Vendimi i qeverisë, Kurti: Ndikon në rritjen e tregtisë dhe investimeve
Qeveria e Kosovës ka hequr të gjitha tarifat tregtare për mallrat e importuara nga SHBA. Në mbledhjen e sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi......

Shqipëria, në “shënjestër” të hakerave - AKSK: 43 incidente në gjysmën e parë të vitit. Më i rëndi, ai ndaj Bashkisë së Tiranës
Shqipëria po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër të hakerave për vjedhjen e të dhënave dhe ndërprerjen e shërbimeve publike. Gjatë këtij viti,......

Shqipëria, e “përkëdhelura” e Trump në rajon! Vendi ynë, Mali i Zi dhe Kosova, me tarifa 10%. Lehtësohen vendet e tjera
Shtëpia e Bardhë vijoi me zbatimin e strategjisë tregtare të Presidentit Trump, duke krijuar tarifa të reja përmes një urdhri ekzekutiv. Masat e reja......

Marrëveshja për emigrantët/ Gjykata e BE-së hedh poshtë pretendimet e qeverisë italiane!
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka marrë vendim të premten që vendet e Bashkimit Europian mund t’i përshpejtojnë refuzimet e kërkesave të azilit për personat......

Microsoft arrin vlerën 4 trilionë USD! - Investimet në “IA” dhe bashkëpunimi me OpenAI nxitën rritjen
Microsoft arriti vlerën e 4 trilionë dollarëve në tregun e aksioneve, duke u bërë kompania e dytë e tregtuar publikisht pas Nvidia-s, që realizon këtë moment......