Europa Postuar më 2 Gusht 2025, 11:23

Itali, Armani gjobitet me 3.5 milionë euro - Rregullatori e ndëshkon për praktika të padrejta tregtare

Nga Kristi Ceta

Itali, Armani gjobitet me 3.5 milionë euro - Rregullatori e ndëshkon

Rregullatori italian gjobiti Giorgio Armani me 3.5 milionë euro për parkika të dyshimta tregtare dhe shkelje të kushteve të punës. Armani mohoi akuzat dhe njoftoi se do të apelojë vendimin.

Rregullatori italian i konkurrencës ka gjobitur grupin e modës Giorgio Armani dhe një nga njësitë e tij me 3.5 milionë euro për praktika të padrejta tregtare. Armani e hodhi poshtë akuzën dhe tha se do të apelojë vendimin.

Rregullatori theksoi se dy kompanitë "nxorën deklarata të rreme për etikën dhe përgjegjësinë sociale, në kontrast me kushtet aktuale të punës që u gjetën te furnizuesit dhe nënkontraktorët". Deklarata shtoi se Armani ua ka dhënë pjesën më të madhe të prodhimit të çantave dhe aksesorëve prej lëkure palëve të treta.

Sipas autoritetit, megjithëse grupi theksonte rëndësinë e qëndrueshmërisë si një mjet marketingu, furnizuesit e jashtëm nënkontraktuan te prodhues të tjerë që në disa raste punësonin punëtorë në mënyrë të paligjshme dhe me kushte të këqija sigurie dhe shëndeti.

Çështja u ngrit vitin e kaluar nga prokurorët italianë, të cilët vendosën një nga njësitë e Armanit nën administrim gjyqësor, një masë e cila u hoq më pas në shkurt.

Në një deklaratë, grupi Giorgio Armani shprehu "zhgënjim dhe hidhërim" për vendimin e rregullatorit, duke shtuar se do ta apelojë atë para një gjykate administrative rajonale italiane.

"Grupi gjithmonë ka vepruar me drejtësinë dhe transparencën më të madhe ndaj konsumatorëve, tregut dhe palëve të interesuara, siç demonstrohet nga historia e Grupit", thuhet në deklaratë.

Vitin e kaluar, autoriteti i konkurrencës hapi një hetim të ngjashëm ndaj Dior, për të vlerësuar nëse i kishte mashtruar konsumatorët. Marka franceze ra dakord me një numër masash juridike në maj për të zgjidhur hetimin, të konsideruara nga rregullatori si të mjaftueshme për të shmangur çdo sanksion.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat