Trump shkarkon zyrtaren e Departamentit të Punës - Shkak, raporti për punësimin në rënie. “Hapet dera” për ndikim në Fed!
Presidenti Donald Trump shkarkoi një zyrtare të lartë të Departamentit të Punës pas publikimit të një raporti zhgënjyes për tregun e punës. Ndërkohë, dorëheqja e papritur e një anëtareje të Fed i jep Trump mundësinë të ndikojë në përbërjen e bankës qendrore.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar një zyrtare të lartë të Departamentit të Punës, menjëherë pas një raporti zhgënjyes për tregun e punës në SHBA. Ai e akuzoi Erika McEntarfer, pa prova, për manipulim të shifrave, duke shtuar shqetësimet për cilësinë e të dhënave ekonomike të publikuara nga qeveria federale.
Byroja e Statistikave të Punës raportoi se ekonomia e SHBA-së krijoi vetëm 73,000 vende pune në korrik, por edhe më befasuese ishin rishikimet negative, që treguan se në maj dhe qershor ishin krijuar 258,000 vende pune më pak sesa ishte raportuar më parë. "Na duhen shifra të sakta për punësimin. I kam dhënë urdhër ekipit tim ta shkarkojë menjëherë personin e emëruar politikisht nga Biden. Ajo do të zëvendësohet me dikë shumë më kompetent dhe të kualifikuar," tha Trump në një postim në Truth Social.
Në një zhvillim tjetër të papritur në politikën ekonomike, Trump mund të shfrytëzojë gjithashtu një mundësi për të ndikuar në Rezervën Federale, me të cilën përplaset pothuajse çdo ditë për normat e interesit. Kjo ndodhi pasi guvernatorja e Fed, Adriana Kugler, njoftoi papritur dorëheqjen.
Vendimi i jep Trump një mundësi më të hershme për të emëruar një kandidat të mundshëm për të zëvendësuar kryetarin aktual të Fed, Jerome Powell, në Bordin e Guvernatorëve.
Presidenti amerikan ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do ta shkarkojë Powell, pasi ky i fundit nuk ka reflektuar kërkesat e Trump për ulje të normave të interesit. Mandati i Powell përfundon në maj të vitit të ardhshëm, por ai mund të qëndrojë në Bord deri më 31 janar 2028, nëse dëshiron.
Trump do të ketë tani mundësinë të zgjedhë një guvernator të ri për të përfunduar mandatin e Kugler, që mbyllet më 31 janar 2026. Një guvernator që plotëson një mandat të papërfunduar mund të caktohet më pas për një emërim të plotë 14-vjeçar.

Kina ofron 1500 dollarë për çdo fëmijë - Paketa e qeverisë synon të nxisë numrin e lindjeve në vend
Kina, si shumë vende të tjera, është e shqetësuar për shkallën e saj të lindjeve dhe po u ofron prindërve të ardhshëm një nxitje financiare për të pasur......

Përfundon fushata e këshillimit për lirimin e hapësirave publike, Balluku: IKMT dhe Policia e Shtetit në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se fushata e këshillimit......

Drafti i Kodit të ri Penal/ Rama: Është hartuar nga ekspertët. Pa vulën e Brukselit nuk shkon në parlament!
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, por ia......

Stili i Vogëlushëve në QTU - Uljen e fundit deri në -70% për prindërit, stil dhe lojë për fëmijët
Vera është stina më e dashur për fëmijët, plot me diell, lojëra dhe ngjyra. E në QTU, kjo atmosferë pasqyrohet në çdo cep të dyqaneve dedikuar më të......

Rama: Trotuari është i qytetarëve. Do t'i heqim të gjitha! - “Kufij për hapësirat boshe. Rregullore e re edhe për kantieret e ndërtimit”
31 korriku ka qenë afati i fundit për bizneset që të hiqnin tendat dhe karriget nga trotuaret. Në një komunikim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama u......

“Kosova, tarifë zero për mallrat e SHBA” - Vendimi i qeverisë, Kurti: Ndikon në rritjen e tregtisë dhe investimeve
Qeveria e Kosovës ka hequr të gjitha tarifat tregtare për mallrat e importuara nga SHBA. Në mbledhjen e sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi......

Shqipëria, në “shënjestër” të hakerave - AKSK: 43 incidente në gjysmën e parë të vitit. Më i rëndi, ai ndaj Bashkisë së Tiranës
Shqipëria po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër të hakerave për vjedhjen e të dhënave dhe ndërprerjen e shërbimeve publike. Gjatë këtij viti,......

Shqipëria, e “përkëdhelura” e Trump në rajon! Vendi ynë, Mali i Zi dhe Kosova, me tarifa 10%. Lehtësohen vendet e tjera
Shtëpia e Bardhë vijoi me zbatimin e strategjisë tregtare të Presidentit Trump, duke krijuar tarifa të reja përmes një urdhri ekzekutiv. Masat e reja......