Bota Postuar më 4 Gusht 2025, 10:15

OPEC+ do të rrisë prodhimin e naftës nga shtatori - Vendimi pritet të shtojë kërkesën e të ulë çmimet globale

Nga Kristi Ceta

OPEC+ do të rrisë prodhimin e naftës nga shtatori - Vendimi

Vendet e OPEC+ ranë dakord të rrisin prodhimin e naftës me 547,000 fuçi në ditë nga shtatori, një veprim që mund të ulë më tej çmimet këtë vit.

Tetë vendet anëtare mbajtën një takim virtual përpara njoftimit, mes presionit në rritje nga Shtetet e Bashkuara ndaj Indisë për të frenuar blerjet e naftës ruse.

Në një deklaratë pas takimit, ata vunë në dukje se "heqja graduale e kufizimeve shtesë të prodhimit mund të ndalet ose të përmbyset në varësi të kushteve në zhvillim të tregut".

Ata përmendën kushtet e forta ekonomike dhe inventarët e ulët të naftës si arsyet kryesore që çuan në rritjen e prodhimit.

Grupi e kishte kufizuar prodhimin e naftës prej disa vitesh për të mbështetur çmimet e naftës, por ndryshoi kursin në fillim të këtij viti pas thirrjeve të Presidentit amerikan Donald Trump për të rritur prodhimin.

OPEC+ përfshin dhjetë vende jashtë organizatës si Rusia dhe Kazakistani, përveç anëtarëve të saj. Qëllimi kryesor i të dy organizatave është menaxhimi i furnizimit global me naftë dhe stabilizimi i çmimeve.

Arabia Saudite ka ndikim të konsiderueshëm në OPEC+ si anëtari dominues i kartelit të prodhuesve të OPEC, ndërsa Rusia është anëtari kryesor nga vendet jashtë organizatës, që bën pjesë në aleancën me 22 vende.

Vendimi vjen mes presionit në rritje të SHBA-së për të sjellë Moskën në tryezën e negociatave e për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat