Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2025, 12:26

Rruga e Dukagjinit, punimet e aksit Prekal-Lotaj-Ndërlysaj - Rama: Një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit

Nga SCAN TV

Rruga e Dukagjinit, punimet e aksit Prekal-Lotaj-Ndërlysaj - Rama: Një

Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, i cili kalon nëpër luginën e Valbonës për të vijuar më tej me Gjakovën në Kosovë, është në ndërtim e sipër. Ky investim i qeverisë shqiptarë është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si njëri nga segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit. Në një postim në rrjetet e tij sociale kreu I qeverisë bën të ditur se “Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj”

Sipas Ramës “Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe ndërlidhjen e të gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale.

Buxheti i shtetit në vitin 2024 ka shpenzuar rreth 400 milionë euro për infrastrukturën rrugore dhe kjo shifër është në rritje për vitin 2025.

Megjithatë Shqipëria mbetet ende e e fundit në rajon sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë, sipas raportit të OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025”.

Sipas OECD-së, përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës është kusht i domosdoshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik, për të rritur integrimin tregtar dhe për të përshpejtuar afrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat