Bota Postuar më 12 Shkurt 2026, 10:13

Negociatat e Volkswagen sjellin kërkesa të reja - Nevojat e prodhuesve të makinave elektrike nga Kina

Nga Dorian Koça

Negociatat e Volkswagen sjellin kërkesa të reja - Nevojat e prodhuesve

Prodhuesit e mëdhenj kinezë të makinave do të “trokasin në derën e Brukselit” pasi Volkswagen siguroi një lehtësim tarifash nga BE për makinën e saj elektrike Cupra Tavascan të prodhuar në Kinë, bëhet me dije nga analistë të industrisë.

Komisioni Europian miratoi këtë kërkesë të gjigantit gjerman të automobilave për të përjashtuar modelin Tavascan nga tarifat e importit në këmbim të një çmimi minimal të dakordësuar shitjeje, pas diskutimeve intensive të cilat bën të mundur përjashtimin e parë që kur BE aplikoi tarifat kundër prodhuesve të mjeteve elektrike me bazë në Kinë në 2024.

Prodhuesit kinezë të automjeteve tani po shqyrtojnë mundësinë e aplikimit për marrëveshje të ngjashme mbi modelet elektrike që duan të dërgojnë në Europë, sipas dhomës tregtare të Kinës në BE. Sipas rregullave Europiane, ata mund të negociojnë përjashtime nga tarifat për modele elektrike të importuara nga Kina.

Kontinenti europian shihet si një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për prodhuesit kinezë të makinave, të cilët dëshirojnë të eksportojnë më shumë për shkak të mbifurnizimit në vend.

Sipas një analisti të tregut, kalimi i prodhuesve kinezë në skemën minimale të çmimeve tregon se sa të aftë kanë qenë në përballimin e tarifave deri më tani, duke tërhequr kështu edhe tregun e Europës.

Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike janë gjithashtu të përjashtuar efektivisht në dy nga tregjet më të mëdha në botë, ato të SHBA dhe Indisë.

Sakaq, politikat e kujdesshme të BE tregojnë interes në mbrojtjen e industrisë nga importet e lira dhe fuqizimin e prodhimit vendas.

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......