Kina, “fabrikë” makinash - Planifikon të shesë mbi 32 milionë automjete në vitin 2025
Kina ka vendosur një objektiv ambicioz për të shitur rreth 32.3 milionë automjete gjatë vitit 2025, në kuadër të një plani të ri për të stabilizuar dhe përshpejtuar rritjen e industrisë automobilistike. Parashikohet që vlera e shtuar nga sektori i prodhimit të automjeteve të rritet me rreth 6 për qind në baza vjetore.
Një nga shtyllat kryesore të planit është nxitja e konsumit të brendshëm. Për këtë qëllim, do të krijohen 25 qytete pilot ku do të përqendrohet elektrifikimi i flotës së automjeteve publike. Brenda këtyre qyteteve parashikohet të shtohen mbi 700,000 automjete me energji të re, duke përfshirë autobusë dhe automjete logjistike.
Plani gjithashtu synon promovimin e automjeteve elektrike në zonat rurale, ku do të investohet në zgjerimin e infrastrukturës për karikim dhe ndërrim baterish në nivel lokal. Ndihma për blerësit do të vijë edhe në formën e lehtësimeve fiskale, si ulje ose përjashtime të taksave për blerjen e makinave të reja, si dhe përmes reformave në sistemin e sigurimeve.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i planit është politika e zëvendësimit të automjeteve të vjetra me të reja. Parashikohet që zonat me kufizime në blerjen e automjeteve të inkurajohen për të përmirësuar rregulloret e tyre, në mënyrë që të nxisin blerjen e makinave më të përparuara.
Po ashtu, plani fokusohet në zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe të sistemeve inteligjente. Kjo bëhet me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendas dhe garantimin e një zinxhiri të qëndrueshëm furnizimi për industrinë.
Nga ana infrastrukturore, do të ndërtohen rrjete të plota stacionesh për karikim dhe ndërrim baterish në të gjitha qytetet dhe komunat. Plani përfshin gjithashtu masa për të standardizuar konkurrencën brenda industrisë, për të mbikëqyrur më mirë çmontimin e automjeteve të vjetra dhe riciklimin e baterive të përdorura.

Kur premtimi i fitimeve të mëdha kthehet në makth: Mashtrimet e TXEX, Xuexa dhe Grokr
Një mëngjes i zakonshëm. Në telefon të vjen një mesazh nga një numër i panjohur: “Përshëndetje, ne jemi një grup investimi shumë fitimprurës. Profesorët tanë......

Protestat antiemigracion në Londër, 110 mijë vetë në shesh, Elon Musk: Fenomeni jashtë kontrollit
Një protestë masive e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, përfundoi me dhunë në qendër të Londrës. Demonstruesit, duke......

Firmat piramidale online, policia operacion në 5 qytete, bllokohen 6 llogari në kriptomonedha
Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2......

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Balluku: Qeveria ratifikoi marrëveshjen e grantit të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministre Belinda Balluku njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se qeveria shqiptare ka ratifikuar......

Varësia e Evropës nga bateritë koreane - 75% e kapacitetit prodhues realizohet nga firmat aziatike
Evropa mbështetet gjerësisht te kompanitë koreane për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike. Sipas të dhënave, rreth 75% e kapacitetit prodhues në......

Kuotat dhe përqëndrimet e tregut - Autoriteti i Konkurrencës dhe QKB, mekanizëm informimi për të shmangur shkeljet
Në kuadër të rritjes së transparencës dhe ndërgjegjësimit të bizneseve, Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit, kanë......

Ukraina, prodhim armësh me SHBA dhe Gjermaninë - Kievi kërkon mbështetjen e partnerëve për të zgjeruar industrinë vendase
Ukraina u ka kërkuar partnerëve perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë......

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, reagon biznesi - “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, jetike për Kosovën”
Dhoma e Tregtisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës shprehën shqetësim për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Institucionet kërkojnë......