Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2025, 15:52

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Balluku: Qeveria ratifikoi marrëveshjen e grantit të BE-së!

Nga Edel Strazimiri

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Balluku: Qeveria ratifikoi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministre Belinda Balluku njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se qeveria shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen e grantit të BE-së për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë 60.5 milionë eurosh.

Kjo hekurudhë konsiderohet një nyje e rëndësishme e "Korridorit VIII" që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ndwrsa Korridori synon të sjellë përfitime civile, ekonomike dhe ushtarake.

Investimi ka një vlerë prej 120.5 milionë eurosh dhe do të mbulohet nga një grant nga BE-ja dhe kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Banka Evropiane e Investimeve.

“Qeveria shqiptare ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, një nyje e rëndësishme kjo e “Koridorit VIII” që lidhe Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke sjellë përfitime civile, ekonomike dhe ushtarake. Investimi kap vlerën e 120.5 mln eurove dhe do mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve,” shkruan Balluku. 

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Balluku: Qeveria ratifikoi Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Balluku: Qeveria ratifikoi

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat