Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2025, 11:35

“Voyager of the Seas” për herë të parë në Sarandë/ Balluku: Këtë sezon mbërrijnë 70 kroçera

Nga Edel Strazimiri

“Voyager of the Seas” për herë të parë në

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se Kroçera  “Voyager of the Seas”me 3626 pasagjerë ka mbërritur për herë të parë në portin e Sarandës.

Sipas njoftimit turistët e mbërritur përmes saj janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka një rritje të numrit të pasagjerëve me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. “Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë”, tha Balluku.

Kroçera  “Voyager of the Seas” me flamur Bahamas mbërriti dje në Portin e  Sarandës dhe gjeografia e turistëve ishte e larmishme nga disa shtete si Australia, Amerikan dhe Kanadaja të moshave të ndryshme. Turistët u ndanë në grupe të ndryshme sipas destinacioneve përkatëse të përzgjedhura prej tyre si në Butrint, kalanë e Lëkurësit, Syrin e Kaltër, apo në qytetet e Gjirokastrës dhe Përmetit.

Gjatë këtij viti transporti detar i udhëtarëve dhe turistëve ka patur një rritje të vazhdueshme. Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit, gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti është shënuar rritje prej 4% në fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në hyrje të vendit janë regjistruar 195,310 pasagjerë, ndërsa 157,229 udhëtarë kanë zgjedhur tragetet e linjave Durrës-Itali për të udhëtuar jashtë vendit.

Në një panoramë më të gjerë, duke marrë në konsideratë periudhën korrik 2024 – korrik 2025, trafiku i pasagjerëve ka shënuar një rritje kumulative prej 6%, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm të Portit të Durrësit si një pikë e rëndësishme hyrëse për turistët dhe vizitorët që zgjedhin Shqipërinë.

“Voyager of the Seas” për herë të parë në “Voyager of the Seas” për herë të parë në

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat