Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2025, 11:51

Kuotat dhe përqëndrimet e tregut - Autoriteti i Konkurrencës dhe QKB, mekanizëm informimi për të shmangur shkeljet

Nga Ola Mitre

Kuotat dhe përqëndrimet e tregut - Autoriteti i Konkurrencës dhe

Në kuadër të rritjes së transparencës dhe ndërgjegjësimit të bizneseve, Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit, kanë vendosur një mekanizëm të ri informimi që synon të lehtësojë procedurat dhe forcon kulturën e konkurrencës në treg.

Tashmë, çdo subjekt që aplikon në Regjistrin Tregtar për shitblerje kuotash apo bashkim me përthithje informohet paraprakisht në faqen e QKB-së për detyrimet ligjore dhe sanksionet administrative që burojnë nga legjislacioni për mbrojtjen e konkurrencës. Para se të kryejë regjistrimin, biznesi mund të verifikojë nëse transaksioni i tij bie në fushën e kontrollit të përqendrimeve dhe nëse kërkohet njoftim apo autorizim pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky njoftim paraprak synon të shmangë paqartësitë, të redukojë shkeljet nga mosnjoftimi, dhe të rrisë respektimin e rregullave të tregut.

Ndërkaq, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjitha bizneset që planifikojnë transaksione të këtij lloji të konsultojnë faqen e QKB-së përpara regjistrimit, duke siguruar përputhje me ligjin dhe një proces sa më transparent.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat