“Fluturojnë” eksportet kineze - Dërgesat totale rriten me mbi 8%, pavarësisht tensioneve tregtare me SHBA-në
Eksportet globale të Kinës arritën nivelin më të lartë në gjashtë muaj gjatë shtatorit, megjithëse dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara u tkurrën me 27% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave doganore, eksportet e Kinës në shkallë globale ishin 8.3% më të larta se një vit më parë, duke arritur në rreth 283 miliardë euro. Kjo rritje është dukshëm më e lartë se ajo e muajit gusht, me vetëm 4.4%.
Importet gjithashtu u zgjeruan me 7.4% gjatë shtatorit, një përmirësim i konsiderueshëm krahasuar me rritjen 1.3% të gushtit. Megjithatë, ekonomia e brendshme e dobësuar dhe rënia në sektorin e pasurive të paluajtshme vazhdojnë të ndikojnë negativisht kërkesën dhe konsumin.
Ndërkohë, dërgesat kineze drejt SHBA-së janë ulur për gjashtë muaj radhazi. Tensionet mes dy superfuqive u përshkallëzuan pasi presidenti Donald Trump kërcënoi me një tarifë shtesë 100% ndaj mallrave kineze dhe kontrolle të reja ndaj eksporteve të softuerëve “kritikë”.
Kjo ndodhi pasi Kina njoftoi se do të vendoste tarifa të reja portuale për anijet amerikane, si kundërpërgjigje ndaj planit amerikan për masa të ngjashme. Pekini gjithashtu zgjeroi kontrollet mbi eksportet e baterive litium-jon dhe mbi dërgesat e mineraleve të rralla dhe teknologjive të lidhura me to.
Megjithatë, Kina ka zgjeruar tregjet në rajone të tjera. Eksportet drejt Azisë Juglindore u rritën me 15.6% në shtator krahasuar me një vit më parë, ndërsa ato drejt Amerikës Latine dhe Afrikës u shtuan përkatësisht me 15% dhe 56%.

Jetëgjatësia globale kthehet në nivelet para pandemisë - Shtetet evropiane, me mesataren më të lartë. Udhëheq Spanja
Jetëgjatësia globale është rikthyer në nivelet para pandemisë, por dallimet e mëdha mes rajoneve mbeten, sipas një studimi të ri. COVID-19 u bë shpejt shkaku......

Tiranë-Durrës, nisin punimet për riparimin - Ndërhyrje në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, kosto 50.8 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin Vorë – Ura e Dajlanit, në autostradën Tiranë –......

463,3 milionë lekë për rrjetin elektrik në Pogradec - OSSH hap tenderin, synohet furnizim i qëndrueshëm për 9.586 abonentë
Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv, kabina elektrike, rrjet tension i ulët......

8 marrëveshjet midis BE, Ballkanit Perëndimor në Forumin e Investimeve
Janë nënshkruar 8 marrëveshje midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian gjatë Forumit të Investimeve që po mbahet në Tiranë. Së pari, është......

Çmimi Nobel për shkencat ekonomike - Tre ekonomistë shpallen fitues për “shpjegimin e rritjes falë inovacionit”
Tre ekonomistë kanë fituar Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike, për “shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni”, sipas komitetit vlerësues.......

"Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani!" - Ursula Von Der Leyen në Forumin e Investimeve në Tiranë
Në Forumin e Investimeve, Ursula Von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian u shpreh se koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është......

Projektet e reja të BE në BP: Fabrika të inteligjencës artificiale, energji e pastër, zhvillim i baterive për sektorin automativ
Fabrika të inteligjencës artificiale, prodhim më i madh i energjisë së pastër dhe zhvillim i zinxhirëve industrialë të furnizimit, janë disa nga projektet ku......

"Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, Fronti i Ri i Investimeve të BE" - Rama: Kapitulli i ri i Bashkimit Evropian nuk do të nënshkruhet vetëm në Bruksel
Në Tiranë po mbahet Forumi i Parë i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një forum i cili synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik të 6 vendeve të Ballkanit......