Britania dhe SHBA, pakt për energjinë bërthamore - Bashkëpunimi synon të përshpejtojë ndërtimin e impianteve të reja
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në fuqizimin e energjisë bërthamore gjatë vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump këtë javë, njoftoi qeveria britanike. Kjo marrëveshje synon të sigurojë investime për financimin e centraleve të reja.
Qeveria britanike ka nisur prej disa muajsh një fushatë të madhe për zgjerimin e energjisë bërthamore, duke premtuar investime prej 14 miliardë paundësh në një central të ri në Sizewell C. Gjithashtu, po avancon planet për reaktorë të vegjël modularë.
Trump do të mbërrijë në Britani për një vizitë dyditore, gjatë së cilës ai dhe Kryeministri Keir Starmer do të shpallin bashkëpunimin në fushën bërthamore. Ky partneritet synon të përshpejtojë projektet e reja dhe investimet, duke përfshirë planet për ndërtimin e deri në 12 reaktorëve modularë të avancuar në veri-lindje të Anglisë.
Një projekt prej 11 miliardë paundësh për zhvillimin e qendrave të të dhënave të avancuara që do të furnizohen nga reaktorë në Anglinë Qendrore pritet të njoftohet nga kompania amerikane Holtec International, firma franceze EDF dhe partneri i pasurive të paluajtshme Tritax.
“Këto angazhime të mëdha na vendosin në rrugën drejt një epoke të artë të energjisë bërthamore që në periudhën afatgjatë do të ulin faturat e familjeve,” tha Starmer.
Bashkëpunimi i ri do të përfshijë edhe rregullore bërthamore, në mënyrë që nëse një reaktor kalon kontrollet e sigurisë në një vend, shteti tjetër mund të përdorë rezultatet për të mbështetur kontrollet e veta, duke shkurtuar kohën e licensimit.
Një tjetër investim përfshin kompaninë britanike Urenco, që do të furnizojë një lloj të avancuar uraniumi me pasurim të ulët për tregun amerikan.

Pensionet greke, në rënie - Shifra mesatare zbriti në 783 euro bruto në korrik 2025
Pensionet mesatare kryesore në Greqi në muajin korrik ishin nën 800 euro bruto, ndërsa edhe pensionet suplementare shënuan një rënie të ndjeshme, sipas të......

Kina, “fabrikë” makinash - Planifikon të shesë mbi 32 milionë automjete në vitin 2025
Kina ka vendosur një objektiv ambicioz për të shitur rreth 32.3 milionë automjete gjatë vitit 2025, në kuadër të një plani të ri për të stabilizuar dhe......

Kur premtimi i fitimeve të mëdha kthehet në makth: Mashtrimet e TXEX, Xuexa dhe Grokr
Një mëngjes i zakonshëm. Në telefon të vjen një mesazh nga një numër i panjohur: “Përshëndetje, ne jemi një grup investimi shumë fitimprurës. Profesorët tanë......

Protestat antiemigracion në Londër, 110 mijë vetë në shesh, Elon Musk: Fenomeni jashtë kontrollit
Një protestë masive e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, përfundoi me dhunë në qendër të Londrës. Demonstruesit, duke......

Firmat piramidale online, policia operacion në 5 qytete, bllokohen 6 llogari në kriptomonedha
Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2......

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Balluku: Qeveria ratifikoi marrëveshjen e grantit të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministre Belinda Balluku njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se qeveria shqiptare ka ratifikuar......

Varësia e Evropës nga bateritë koreane - 75% e kapacitetit prodhues realizohet nga firmat aziatike
Evropa mbështetet gjerësisht te kompanitë koreane për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike. Sipas të dhënave, rreth 75% e kapacitetit prodhues në......

Kuotat dhe përqëndrimet e tregut - Autoriteti i Konkurrencës dhe QKB, mekanizëm informimi për të shmangur shkeljet
Në kuadër të rritjes së transparencës dhe ndërgjegjësimit të bizneseve, Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit, kanë......