Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim?
Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim?
Nga Fatos Çoçoli
Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit disa vendime, ku njëra kishte të bënte me marrëveshjen e garancisë 20 milionë euro, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe “Tirana Bank”, për nevoja të grupit OSHEE.
Referuar të dhënave në bilanc, kompania më e madhe publike në sektorin e energjisë elektrike, rezulton me fitime në vitet 2023-2024, në vlerën mbi 120 milionë euro. Dhe ky vit parashikohet që OSHEE ta mbyllë sërisht me fitim.
Qeveria uli çmimin pa dëmtuar investimet tek OSHEE
Në shkurt të vitit të kaluar Qeveria uli për herë të parë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë me 11 përqind, pa cënuar planin e investimeve të OSHEE, ulje që u argumentua me rezultatet e qëndrueshme ekonomike dhe shëndoshjen financiare të kompanisë.
Natyrshëm lind pyetja: pse duhet të marrë kredi OSHEE Group tek një bankë, aq më tepër private, në kushtet kur rezultatet financiare tregojnë të dhëna pozitive?
Referuar dokumentave të bërë publikë, gjatë ratifikimit në Kuvend të Marrëveshjes së Huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), OSHEE kishte nisur me kohë negociatat me bankat për ristrukturimin e kredive, të marra gjatë periudhës së krizës energjetike 2021.
Për shkak të çmimeve të larta të importit, shoqëria publike u përball me kosto të shtuara të blerjes së energjisë, për të cilat mori garanci nga shteti për një hua me vlerë 81.5 milionë euro. Borxhi ishte kryesisht overdraft, me afate të shpejta likujdimi dhe me interesasa jo të favorshme, por nevoja imediate për të furnizuar vendin me energji nga importi ishte e madhe.
Pse BERZH i beson OSHEE-së?
Konsolidimi i financave të grupit OSHEE, pas vitit 2021, si dhe i treguesve gjithnjë e në rritje të performancës, i dhanë mundësi shoqërisë të hynte në negociata me bankat, për të ristruktuar borxhin 81.5 milionë euro, nga termat e një kredie overdrat, në hua afatgjatë dhe me kushte të favorshme shlyerje.
Ftesës iu përgjigj pozitivisht Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila mori përsipër të financonte rreth 45 milionë euro kredi, marrëveshje garancie, e cila u miratua nga Kuvendi në mesin e këtij viti.
Kushtet ishin të favorshme, pasi nga overdraft, tashmë OSHEE do të shlyente kredinë për një periudhë afatgjatë 12 vjeçare (ku në tre vitet e para nuk do të paguante principal), me normë interesi 1% plus Euribor 6-mujor.
Me të njëjtat kushte qeveria miratoi dje marrëveshjen e garancisë me “Tirana Bank”, për shumën 20 milionë euro, e cila do të pasohet në vijim për pjesën e mbetur me një tjetër bankë tregtare ndërkombëtare, me austriaken “Raiffesen Bank”.
Ristrukturimi i borxhit në termat e mësipërm, i jep mundësi OSHEE-së të shlyejë në kohë detyrimin ndaj bankave, dhe jo vetëm interesat (siç ndodhte me overdraftet). Nga ana tjetër, ky ristrukturim nuk e sforcon kompaninë publike, që të menaxhojë lirisht të ardhurat, një e pjesë e të cilave shkon për investime.
Nga të dhënat financiare dhe deklaratat të bëra publike, OSHEE i ka shlyer borxhet nga të ardhurat e veta, pa qenë nevoja për likuiditet direkt nga buxheti i shtetit, edhe pse i ka përfituar nga garancia sovrane. Kjo e fundit është një dokument që i mundëson kompanisë publike që të negociojë lirshëm me bankat dhe të marrë hua me interesa të favorshëm.
Zhvillim përmes rifinacimit?
Nëse grupi OSHEE do të vijojë të dalë me fitime edhe në vitet e ardhshme, me gjasë ristrukturimi i kredive, pra mekanizimi i rifinancimit, duke kaluar nga overdraftet tek huatë afatgjata, do të shikohet si opsion zbatimi edhe për borxhet e tjera që ka me bankat.
Fakti që aktualisht OSHEE është duke investuar përmes huave, nga institucionet financiare ndërkombëtare si BERZH, gjermanët e KfW, Koperacioni Italian, dhe së fundmi nga francezët e AFD, është një tjetër garanci që rrit besueshmërinë e kompanisë publike në sytë e investitorëve strategjikë.

Nëntë banka evropiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha
Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International kanë njoftuar se, së bashku me shtatë banka të tjera evropiane, do të themelojnë një......

Olta Xhaçka zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Shqipëria ka siguruar një përfaqësim të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas një vendimi unanim që e zgjodhi deputeten shqiptare,......

Fushatë kundër informalitetit, Tatimet shpjegojnë dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar
Administrata tatimore u kërkon qytetarëve dhe tatimpaguesve të jenë bashkëpunues në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave. Me anë të një......

A janë gati bizneset për markat europiane? - Ekspertja Laknori: Legjislacioni është harmonizuar 100% me BE
Shqipëria është në proces integrimi në BE dhe bizneset do të jenë ndër aktorët kryesorë që duhet të përshtaten me rregullat, standardet dhe konkurrencën e......

PBB zgjerohet me 3.51% në tremujorin e dytë/ Administrata, tregtia dhe turizmi stimuluan rritjen ekonomike
Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë......

Korridori i VIII energjetik - Programi qeverisës: Ndërtimi i linjës nënujore me Italinë nis brenda këtij mandati
“Ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit Shqipëri–Itali do të nisë brenda këtij mandati qeverisës”. Objektivi është parashikuar në programin e miratuar......

Shqiptarët nuk i “ndahen” euros edhe në kursime - BSH: Depozitat në paranë e gjerë, 1.43 trilionë lekë. Ato në valutë, rritjen më të madhe
Shqiptarët nuk i ndahen euros edhe kur vjen çështja te kursimet, pasi shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Sipas të dhënave......

“Kufizimet” nuk e ndalin kredinë për blerje banese/ Gushti shënon rritje për individët, huaja për bizneset vijon tkurrjen
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 900.5 miliardë lekë në Gusht të vitit 2025, me një rritje të......