PBB zgjerohet me 3.51% në tremujorin e dytë/ Administrata, tregtia dhe turizmi stimuluan rritjen ekonomike

Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3.51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Kontributin më të madh e ka dhënë administrata publike dhe tregtia, akomodimi e shërbimi ushqimor. Ndërkohë, bujqësia dhe industria ndikuan negativisht.
Më konkretisht, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” kontribuoi me 1.65 pikë përqindje, ndërsa “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” me 0.47 pikë përqindje. Një kontribut pozitiv të lartë dhanë edhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0.37 pikë përqindje, dhe “Ndërtimi” me 0.30 pikë përqindje.
Nëse do të flisnim për ecurinë e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024 shohim se "Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia" shënoi rritje prej 15.11%, i ndjekur nga aktiviteti "Pasuri të Paluajtshme" me një rritje prej 7.86%
Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni" shënoi rritje prej 5.38%, grupi i aktiviteteve "Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi" shënoi rritje prej 5.07%, grupi "Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative" shënoi rritje me 3.88%. Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" shënoi një rritje prej 2.72%. Nga ana tjetër, aktiviteti i "Ndërtimit" shënoi një rritje prej 2.68% dhe grupi "Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit" shënoi një rritje prej 1.96%. Grupi i aktiviteteve "Bujqësi, Pyje dhe Peshkim" shënuan rënie prej 2.49% dhe "Industri, Energji dhe Ujë" u ul me 1.79%.
Ndër të tjera, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e dytë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 0.87%.
Live TV
AKMC njofton mbi situatën e krijuar nga moti i keq në vend!
Reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës......
Mbi 100 efektivë të Forcave të Armatosura në terren në ndihmë të qytetarëve
Forcat e Armatosura vijojnë me intensitet dhe pa ndërprerje angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që......
Problematika ne disa qarqe si pasoje e reshjeve
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e......
Sa shpesh udhëtojnë shqiptarët në Ballkan? - RCC: 88% e qytetarëve kanë lëvizur brenda rajonit në vitin e fundit
Udhëtimet brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten një praktikë e zakonshme për qytetarët e rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Balkan Barometer......


