Energjia e “bursës” përjashtohet nga TVSH - Hyn në fuqi në 1 janar 2023, por bursa nuk është ende funksionale

Energjia e importuar dhe furnizuar, e destinuar për t’u shitur përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike do të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikohet të hyjnë në fuqi në datën 1 janar 2023. Propozimi për këtë masë u bë nga Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, si rezultat i parashikimit për fillimin e funksionimit operacional me datë 23.11.2022.
Por gjithsesi, ndonëse po afron fundi i vitit, bursa nuk është ende gati dhe nuk ka nisur operimet, ndërkohë që zyrtarisht nuk është bërë me dije një afat i ri se kur do të jetë funksionale. Të enjten ALPEX shpalli tenderin për blerjen e sistemit financiar, fiskalizim dhe fatura elektronike në Cloud, çka nënkupton se ajo nuk është ende gati për nisjen e operacioneve.
Këto janë vonesat e radhës për ngritjen e këtij instrumenti, që paraqet rëndësi të veçantë në kushtet kur çmimet e energjisë janë të luhatshme, teksa mijëra biznese tashmë janë nxjerrë në tregun e liberalizuar.
Më herët ekspertët kanë argumentuar për TV SCAN se çdo vonesë në ngritjen e bursës shqiptare të energjisë ka pasoja financiare, ndërsa e kanë konsideruar si të pajustifikueshme shtyrjen e nisjes së funksionimit të këtij instrumenti të rëndësishëm për sektorin.
Sipas planeve fillimisht parashikohet tregtimi i energjisë elektrike për tregun e ditës në avancë për Shqipërinë, ndërsa më pas tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimi i dy tregjeve Shqipëri-Kosovë.
Ola Mitre / SCAN

“Emigrantët “gjethe fiku” për amnistinë” - Preçi: Qeveria në nevojë urgjente për para’, të tërhiqet nga nisma
Qeveria po përdor emigrantët si “mbulesë” për të vijuar rrugën drejt miratimit të amnistisë fiskale dhe penale, e cila është kritikuar gjerësisht nga......

Rritja e kësteve nga Euribor; asnjë impakt te mikrokreditë!
Ndërsa diskutojmë rritjen e kostove të shportës, të karburanteve dhe të çmimeve të pronave, një zhvillim i ri ka disa muaj që ka filluar të ndikojë shumë......

SHBA do të përjetojë Krishtlindjet më të ftohta në 4 dekada!
Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit, thonë......

Ekonomia britanike thyen parashikimet – I afrohet edhe më tej rrezikut të një recesioni!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me më shumë se sa mendohej në tre muajt deri në shtator, tregojnë shifrat e rishikuara nga organi zyrtar i......

Të bësh ski në Arabinë Saudite! - Projekt ambicioz për ndërtimin e një resorti dimëror 33 herë më të madh se Nju Jorku
Nëse Katari mund të presë Kampionatin Botëror të futbollit, Arabia Saudite mund të presë Lojërat Dimërore Aziatike në shkretëtirë. Si pjesë e projektit të tij......

Shitje rekord shampanje para Krishtlindjeve - Prodhuesit nisin të festojnë vitin e ri para kohe
Shitjet e shampanjës pritet të shënojnë një rekord të ri këtë vit pavarësisht inflacionit që mund t’i kishte detyruar konsumatorët të shmangnin pijen e......

Izraeli teston “taksinë ajrore” - Avioni i vogël me dy vende në shitje në 2024 për 150 mijë dollarë
Një mjet elektrik flutures i prodhuar nga Izraeli, i krijuar për të transportuar udhëtarët në udhëtime të shkurtra mbi rrugët e mbipopulluara me automjete, ka......

Eurozona u “lutet” blerësve privatë - Objektivi, ndërhyrja në blerjen e borxhit 400 miliardë euro
Qeveritë e eurozonës do të duhet të bindin dhe madje të lusin blerësit privatë në mënyrë që ata të ndërhyjnë dhe të blejnë 400 miliard euro borxh vitin e......