Izraeli teston “taksinë ajrore” - Avioni i vogël me dy vende në shitje në 2024 për 150 mijë dollarë

Një mjet elektrik flutures i prodhuar nga Izraeli, i krijuar për të transportuar udhëtarët në udhëtime të shkurtra mbi rrugët e mbipopulluara me automjete, ka kryer fluturimin e parë pa pilot. Një moment historik, për të cilin krijuesi i këtij mjeti shprehet se do ta ndihmojë atë të dalë në treg në dy vitet e ardhshme.
Udhëtimi në fazën e testimit mund të mos duket i jashtëzakonshëm në fillim duke pasur parasysh përparimin e madh të bërë në teknologjinë e dronëve: një tjetër avion me helikë që ngrihet vertikalisht nga toka dhe më pas shtyhet përpara lart në qiell.
Por ky, i zhvilluar nga startup-i izraelit AIR, do të jetë në gjendje të transportojë dy persona - një operator dhe pasagjer - deri në 160 kilometra me një karikim të vetëm. AIR, dhe shumë konkurrentë në mbarë botën, besojnë se ky lloj udhëtimi përfundimisht do të bëhet i zakonshëm.
Gjithësesi ka ende shumë pengesa të rëndësishme për të kaluar përpara se njerëzit të mund të presin që të fluturojnë nëpër qytete me automjete të vogla si këto - duke përfshirë krijimin e rregulloreve dhe komercializimin e teknologjisë. Por krijuesit e tij shprehen se automjeti tashmë përmbush shumicën e rregulloreve dhe do të jetë i lehtë dhe i sigurt për t'u përdorur.
Ata shpjegojnë se trajnimi i fluturimit të AIR ONE është një proces shumë shumë i shkurtër. Mjeti nuk fluturon vetë, por është përdoruesi ai që do i kërkojë atij që të bëjë veprimet që dëshiron, të cilat do të përkthehen në manovra. Faza tjetër e testimit të AIR është me dikë në bord.
Prodhuesit shpresojnë se avionët e tyre elektrikë të ngritjes dhe uljes vertikale, ose eVTOL, do të dalin në treg në fund të vitit 2024 me një çmim bazë prej 150 mijë dollarë. Shpejtësia mesatare e përditshme do të jetë rreth 160 km/h në një lartësi prej 366 metrash.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Eurozona u “lutet” blerësve privatë - Objektivi, ndërhyrja në blerjen e borxhit 400 miliardë euro
Qeveritë e eurozonës do të duhet të bindin dhe madje të lusin blerësit privatë në mënyrë që ata të ndërhyjnë dhe të blejnë 400 miliard euro borxh vitin e......

Ari në 4000 dollarë? Analistët ndajnë perspektivën e tyre për vitin 2023: Inflacioni dhe recesioni do vazhdojnë!
Çmimet e arit mund të rriten në 4,000 dollarë për ons në vitin 2023, pasi rritja e normave të interesit dhe frika e recesionit i mbajnë tregjet të......

Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përgatitet për periudha më të mira!
Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përgatitet për periudha më të mira në vitin 2023. Indeksi i klimës së biznesit Ifo është rritur në dhjetor......

Terminali i parë i importit të gazit natyror të lëngshëm në Gjermani fillon punën!
Një ditë përpara afatit, importuesi i gazit Uniper ka filluar vënien në punë të terminalit të parë të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Gjermanisë......

Valutat kryesore sërish në rënie – Forcohet ndjeshëm monedha vendase!
Dollari amerikan sërish edhe sot ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës në raport me monedhën vendase teksa është blerë me 106.7 lekë dhe është shitur me......

Biden për Zelenskyy: “Nuk do të jesh kurrë vetëm” – Presidenti i Ukrainës vizitë në Shtëpinë e Bardhë
Joe Biden i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një vizitë historike në Uashington, se ukrainasit "nuk do të jenë kurrë vetëm" kundër Rusisë......

Nafta ngjitet pranë 82 USD për fuçi - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA javën e kaluar
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve me rreth 2 dollarë, një ditë më parë, si pasojë e rënies së rezervave në......

Euro, e qëndrueshme në mbi 1.06 USD - Tregu karakterizohet nga luhatje të vogla për shkak të festave të fundvitit
Euro po tregtohet e qëndrueshme në mbi 1.06 dollarë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria. Ndërkohë, jeni japonez është......