Europa Postuar më 22 Dhjetor 2022, 12:12

Eurozona u “lutet” blerësve privatë - Objektivi, ndërhyrja në blerjen e borxhit 400 miliardë euro

Nga SCAN TV
Eurozona u “lutet” blerësve privatë - Objektivi,

Qeveritë e eurozonës do të duhet të bindin dhe madje të lusin blerësit privatë në mënyrë që ata të ndërhyjnë dhe të blejnë 400 miliard euro borxh vitin e ardhshëm. Një gjë e tillë do të mbajë nën presion tregjet e dëmtuara të obligacioneve të bllokut, në një kohë që banka qendrore europiane zbut mbështetjen e saj.

BQE-ja, një blerës i garantuar i borxhit që kur filloi lehtësimin sasior në 2015-ën, madje duke ngritur lart bonot e reja të shitura nga qeveria nga 2019 deri në 2021-shin, do të fillojë të ‘shkarkojë’ zotërimet e saj.

Ndërsa qeveritë përpiqen të zbusin goditjet nga rritja e çmimeve të energjisë, ato kërkojnë fonde shtesë. Gjermania do të emetojë një shumë rekord borxhi vitin e ardhshëm. Sasia e investitorëve të rinj të borxhit të sektorit publik që do të duhet të bindin në vitin 2023 do të jetë dy herë më e madhe se rekordi i mëparshëm një dekadë më parë.

Kjo do të thotë që emetuesit do të duhet të punojnë më shumë për të gjetur blerës dhe rrezikojnë të paguajnë më shumë pasi BQE javën e kaluar nxiti investitorët të vlerësojnë gjysmë pikë përqindje të rritjes së normave shtesë vitin e ardhshëm.

Megjithëse do të riinvestojë ende borxhin e maturuar të blerë gjatë pandemisë, banka qendrore do të shkarkojë obligacione nga portofoli i saj prej 5 triliard eurosh me një normë prej 15 miliardë euro në muaj midis marsit dhe qershorit. Ajo që ndodh më pas nuk është e qartë, gjë që shton pasigurinë.

Që në nëntor, grupi i kontaktit të tregut të obligacioneve të BQE-së përmendi sasinë e lartë të borxhit që investitorët privatë do të duhej të blinin, si shqetësimin më të madh.

Yield-et gjermane janë rritur tashmë me 250 pikë bazë  këtë vit dhe yield-et italiane janë rritur më shumë se 300 pike bazë, duke përfshirë 50 pikë bazë vetëm në javën e fundit.

Analistët në BNP Paribas, Deutsche Bank dhe Citigroup, tre nga katër bankat kryesore që drejtojnë shitjet e borxhit të qeverisë në euro sipas Refinitiv, presin që yield-et të vazhdojnë të rriten vitin e ardhshëm. BNP përmend shitjet e borxhit si një faktor që pritet të rrisë yield-in 10-vjeçar të Gjermanisë me 45 pikë bazë të tjera deri në 2.75% në tremujorin e parë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat