Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2022, 13:10

Rritja e kësteve nga Euribor; asnjë impakt te mikrokreditë!

Nga SCAN TV
Rritja e kësteve nga Euribor; asnjë impakt te mikrokreditë!

Ndërsa diskutojmë rritjen e kostove të shportës, të karburanteve dhe të çmimeve të pronave, një zhvillim i ri ka disa muaj që ka filluar të ndikojë shumë familje; norma e interesit e Euribor dhe Bonos së Thesarit kanë filluar dhe vijojnë të rriten; bashkë me to edhe këstet e kredive bankare.

Euribor është norma mesatare me të cilat nje grup bankash në Evropë i japin hua njëra-tjetrës. Euribor 12 mujor, është rritur me shpejtësi muajt e fundit, duke arritur në 3 % në datën 19 Dhjetor nga 0.2 % qe ishte në datën 2 Maj të këtij viti. Kjo normë pritet të rritet edhe më tej në muajt e parë të 2023. Si në çdo vend edhe në Shqipëri rritja e Euribor dhe e Bonos së Thesarit sjell rritjen e ndjeshme të këstit të kredisë.

Industria financiare e cila nuk preket nga rritja e kësteve të kredisë është mikrofinanca dhe institucionet e tyre si IuteCredit, e cila ofron vlera kredie në afate të shkurtra dhe të mesme dhe kanë normë interesi fikse, të palidhura me Euriborin ose Bonon e  Thesarit, duke mos sjellë asnjë surprizë të pakëndshme për klientët e tyre.

Pikërisht këto zhvillime ndërkombëtare janë momentet kur ne duhet të diskutojmë rreth zgjidhjeve që ofron mikrofinanca, të cilat japin një sens stabiliteti për qindra mijëra familje që janë kredituar nga këto institucione; nga nevojat e tyre bazë deri te investimet që kryejnë për bizneset e vogla.

Një zgjidhje e mirë është digjitalizimi. Mundësi si “MyIute app”, që kursejnë kohën dhe kostot e klientëve duhet të jenë të pranishme tek çdo individ. Gjithashtu mentaliteti proaktiv që këto institucione kanë, duke qenë sa më pranë klientëve të tyre duhet të jetë gjithashtu një “must” për industrinë e financave. Ky mentalitet i bashkuar me një kujdes klienti fantastik, mund të zbusin efektet negative që vijnë nga zhvillime të tilla surprizuese nga tregjet ndërkombëtare.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat